• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha u përjashtua për një vizë që i mungon Bashës? Noka: Kryetari i PD po shantazhon drejtuesit e degëve

10:50 : 22/09/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Flamur Noka foli për përçarjen mes demokratëve pas vendimit të kryetarit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

I ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN, Noka u shpreh se Basha duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike pasi nuk ka më mbështetjen e anëtarësisë pas vendimit, të cilin ai e cilësoi si thikë pas shpine ndaj partisë.

“Basha i futi thikën pas shpine Partisë Demokratike”

“Nuk e kam menduar ndonjëherë që PD-ja do të vinte një ditë dhe do të ishte në këtë gjendje. Nuk e kam imagjinuar se në këtë zgrip, partinë do ta çonte kryetari i saj. Ishte jashtë çdo imagjinate që do t’i fuste thikën pas shpine Partisë Demokratike në këtë mënyrë vetë kryetari i saj. Pse e bëri? Sepse është njeri i shantazhueshëm, nuk mban presione. Por kjo është detyra e kryetarit për ta sqaruar. Askush nuk e miratoi atë vendim okult, askush s’e prishte, askush s’e imagjinonte”, tha ai.

“Basha të bëjë transparencë për vendimin. E bëri për një vizë që i mungon prej 5 vitesh?”

Lexo edhe:

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

“I takon Bashës të bëjë transparencë. Pse ndodhi kjo? Ndodhi sepse i kërcënohej lëkura e tij dhe për të shpëtuar lëkurën e tij për një vizë që i mungon prej 5 vitesh apo për një vizitë tjetër, ai bëri këtë koncesion në kurriz të demokratëve dhe demokracisë në vend? E bëri se është i shantazhueshëm? Ai duhet t’i bëjë me dije këto arsye. Askush në Shqipëri nuk e beson se Berisha është i korruptuar. Unë kam qenë bashkëpunëtori i tij dhe e di shumë mirë se askush nuk ka guxuar t’i bëjë Berishës biseda korrupsioni, aferash. Nuk ka pasur asnjë sulm, asnjë akuzë, por edhe asnjë hamendësim për përfshirje të Berishës në Korrupsion”.

Çfarë janë kutitë e pandorës për të cilat flet Basha?

“Çfarë ka nxjerrë Partia Demokratike, zyra e kryetarit për bisedën që është zhvilluar atë natë mes meje dhe tij, debati që është zhvilluar, në lidhje me pandorën, janë të gjitha sajesa pasi nuk është thënë asgjë. Ripozicionimi im ishte vetëm në lidhje me Bashën, jo me PD. Raporti me Bashën ndryshoi sepse Berisha është historia e vetme e suksesit e kësaj partie”.

“Vendimi i Bashës i shërbeu vetëm Edi Ramës. Baza e PD po bashkohet me Berishën”

“Vendimi nuk i shërben askujt, përveçse Edi Ramës. PD para vendimit të Bashës ishte e bashkuar për të mposhtur regjimin. Basha e vrau forcën e tij politike. PD nuk është e ndarë në dy llogore. PD ka një bazë solide, e cila po i bashkëngjitet Berishës për të shpëtuar, pasi e panë që Basha nuk mund ta çojë përpara këtë forcë. Nuk ka asnjë brenda grupit parlamentar që miraton qëndrimin e kryetarit”.

“Bashës po i dridhen këmbët në karrige, po shantazhon drejtuesit e degëve”

“Basha do ta lirojë atë karrige, pasi nuk i takon më atij. Ai nuk ka më mbështetjen e demokratëve dhe nuk i përfaqëson vullnetin e tyre. Pas thikës që i nguli forcës së tij politike nuk mund të jetë më përfaqësuesi i saj. Ajo baza anti-amerikane që ai e cilësoi, ju e patë dje në Fier, ku treguan se janë 100% për një PD solide, më të bashkuar, por jo sipas konceptit të Bashës. Zoti Basha, duke qenë se e ndjen se po i dridhen këmbët në atë karrige, po mundohet të ushtrojë presion ndaj drejtuesve të degëve për t’i bëra ata që t’i kundërvihen anëtarësisë, por askush nuk e ka guximin dhe Fieri e tregoi këtë gjë. Ai i thërret dhe i shantazhin që të përballen me anëtarësinë. PD nuk është e shantazhueshme”.

Etiketa: BashaBerisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

21:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Berisha nxjerr mashtrimin e Ramës për “Parkun Eden”: Kur gënjen, bën çdo gjë!

21:43 : 27/09/2025
AKTUALITET

Takimi në ishullin Aruba me bosët e krimit/ Berisha thirrje Ramës: Jep dorëheqjen ose do bëjmë padi!

13:24 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Ka përgjime!”, Berisha: Rama mund të ketë qenë në takimin e Arubas me narkotrafikantët

13:05 : 25/09/2025
AKTUALITET

Berisha/ Lubi Ballukun e pret fundi i Erion Veliajt

12:09 : 24/09/2025
Para
Foto - FB

Tensionet Kosovë-Serbi, Meta: Palët të dialogojnë dhe t’iu përmbahen detyrimeve

TË GJITHA

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

08:58 : 09/10/2025

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com