Në pritje të ofertave nga Anglia, Januzaj mban në ankth Societad

Adnan Januzaj nuk ka rinovuar ende kontratën me Real Sociedad. Kjo situatë ka sjellë reagime nga bordi drejtues i ekipit spanjoll, pasi lojtari konsiderohet si pjesë e rëndësishme në formacinon e trajnerit Alguicil.

Në deklaratat e tij të fundit, Januzaj deklaroi se është i lumtur në San Sebastian, por nuk e mbyll derën e një largimi të mundshëm.

LEXO EDHE  Kupa e Gjermanisë/ Kualifikohen Dortmund dhe Leipzig, eliminohet Schalke

Sipas TodoFichajes, lojtari është në pritje të ofertave zyrtare nga Premier League. Futbollisit mendon se ka interes për të nga Anglia dhe do t’i jepte përparësi kthimit të tij.

Agjenti i lojtarit tashmë ka pasur kontakte me disa ekipe dhe janari padyshim që do të jetë përcaktues për të ardhmen e tij.