Shpallja “non grata” e Berishës, Kim: Ata që shprehen të habitur, s´po tregohen të sinqertë

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur në lidhje me vendimin për shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha.

VOA ka ndarë një pjesë të shkurtër të intervistës, ku Kim thotë se kur sekretari i shtetit përcakton dikë për korrupsion domethënës kjo është shumë e dukshme.

Kim shton se ata që thonë që janë të habitur nga ky përcaktim, nuk po tregohen të sinqertë.

LEXO EDHE  Oerd Bylykbashi krah Berishës: Foltoret e tij po shpëtojnë partinë!

“Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsipon domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dha ata që thonë që janë të habitur, nuk po tregohen shumë të sinqertë”, thotë Kim ndër të tjera.