• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria më pak e lidhura në rajon me Gjermaninë për tregtinë dhe investimet

07:55 : 14/09/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Lexo edhe:

“Mund të jetë në Shqipëri”, ky është i mituri që është zhdukur në Kosovë

Për herë të parë në një dekadë, papunësia në Gjermani kalon 3 milionë

Ndonëse Gjermania është ekonomia më e madhe dhe më e fortë e Europës, Shqipëria ka më pak lidhje me të në raport me vendet e rajonit, sidomos për tregtinë, por edhe investimet gjermane përgjithësisht mungojnë.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se Gjermania është partneri i katërt i Shqipërisë për eksportet në vitin 2019, me 4.7% të totalit. Shqipëria ka një varësi të madhe nga Italia, me gati 48% të totalit, që i vuri në vështirësi eksportuesit vendas, sidomos ata të tekstileve e këpucëve, gjatë periudhës së pandemisë. E dyta është Kosova (10%) dhe e treta Spanja, me 8% e lidhur kryesisht me eksportet e naftës bruto.

Në këto nivele, Shqipëria ishte e parafundit në rajon, përveç Malit të Zi për peshën që zë Gjermania në eksportet e rajonit. E para është Maqedonia e Veriut me gati 49%, Bosnjë Hercegonina (15%), Serbia (13%), Kosova (8%) për vitin 2019. Është marrë për referencë 2019-a, për shkak se ishte një vit normal, pa përçarjen që shkaktoi pandemia në zinxhirin e eksporteve (shih grafikun: Pesha e eksporteve drejt Gjermanisë/totalit, 2019).

Produkti më i eksportuar nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë tekstilet e këpucët (53%), ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ku mbizotërojnë produktet e makinerive e pajisjeve e materialet kimike.

Edhe për importet, Shqipëria është partnerja e fundit e Gjermanisë në rajon, me 7.2% të totalit (shih grafikun: Pesha e importeve nga Gjermania/totalit, 2019).

Tregtia rajonale

Sipas të dhënave nga WITS (sistemi i të dhënave për tregtinë i Bankës Botërore), Maqedonia e Veriut dërgon gati gjysmën e eksporteve drejt Gjermanisë. Materialet kimike dhe makineritë e pajisjet mbizotërojnë në produktet që shiten drejt Gjermanisë si rrjedhojë e zhvillimit të shpejtë të industrisë mbështetëse për automjetet. Partneri i dytë pas saj është Serbia me 8.5%. Për importet, Gjermania është partneri i dytë i Maqedonisë së Veriut, me 13.5% të totalit, pas Mbretërisë së Bashkuar (me 11.5%).

Edhe për Serbinë, Gjermania është partneri i parë tregtar për eksportet, me 13% të totalit, për vitin 2020, sipas të dhënave nga Trading Economics, ku produktet kryesore që shiten drejt ekonomisë më të madhe europiane janë pajisjet elektronike dhe elektrike.. Në vend të dytë është Italia, me 8.4%. Serbia ka një diversifikim më të mirë të eksporteve, duke mos qenë e varur nga një shtet i vetëm. Për importet, sërish mbizotëron Gjermania, me rreth 13% të totalit.

Gjermania është partneri kryesor i eksporteve edhe për Bosnjë- Hercegovinën, me gati 15% të totalit, me produktet kryesore që janë mallra bazë, makineri e pajisje. Pas Serbisë, Bosnja eksporton më shumë në Kroaci (12.2%).

Kosova ka partnerin kryesor tregtar për eksportet Shqipërinë, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, me 17.6% të totalit për vitin 2019. Ndërsa Gjermania renditet e katërta, pas Shqipërisë, Maqedonisë e Indisë, me 8% të totalit. Ndërkohë, Gjermania është e para për importet, me 12.8% të totalit.

Më pak i rëndësishëm është Gjermania për Malin e Zi, nga i cili importon 9.2% të totalit të mallrave ( e treta pas Serbisë dhe Kinës) dhe çon 3.3% të eksporteve. I pari për eksportet e Malit të Zi është Serbia, me rreth 24% të totalit.

Investime minimale nga Gjermania

Ndonëse Gjermania është donatori më i madh në vend, investimet e huaja direkte nga sipërmarrjet gjermane mungojnë. Sipas të dhënave nga banka e Shqipërisë, stoku i investimeve të huaja direkte nga Gjermania pas viteve ’90 është vetëm 183 milionë euro, ose 2% e totalit. (shih grafikun: Shqipëria, Stoku i Investimeve të huaja direkte deri në mars 2021). Sipërmarrjet gjermane janë ankuar shpesh në sondazhet e publikuar anga Dhoma Gjermane për nivelin e lartë të korrupsionin, mungesën e rregullave të lojës, tregtinë e pandershme etj, çka i ka mbajtur ata larg vendit tonë, ndryshe nga shtetet e tjera të rajonit, ku përqendrimi është më i lartë./Monitor

Etiketa: GjermaniinvestimeShqiperitregti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mund të jetë në Shqipëri”, ky është i mituri që është zhdukur në Kosovë

19:26 : 31/08/2025
BOTA

Për herë të parë në një dekadë, papunësia në Gjermani kalon 3 milionë

17:46 : 31/08/2025
AKTUALITET

Avokati nuk është fajtor për një drejtësi që nuk funksionon. Ai është dëshmitar dhe viktimë e saj

19:10 : 29/08/2025
AKTUALITET

Situata me zjarret në vend: 14 vatra në 24 orët e fundit

09:58 : 28/08/2025
BOTA

Industria automobilistike në Gjermani shkurton 51.500 vende pune

09:00 : 28/08/2025
AKTUALITET

Fëmijët e gruas shqiptare që u v*a nga burri në Greqi, do të jetojnë me tezen e tyre

18:42 : 27/08/2025
Para

Video/ Burri godet me shkelm një grua në shkallët elektrike

TË GJITHA

Vdes tragjikisht 28-vjeçari në Sarandë! Ja çfarë dyshohet

10:29 : 02/09/2025

EMRI/ I vuri zjarrin mbetjeve në landfillin privat, arrestohet pronari i “Buna Recycling”

10:14 : 02/09/2025

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, procedohet i riu në Shkodër

10:14 : 02/09/2025

Ukraina i bën thirrje Kinës të ushtrojë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës

10:01 : 02/09/2025

Filmi që tronditi Venecian, Jude Law portretizon “Magjistarin e Kremlinit”

09:57 : 02/09/2025

Zgjedhjet/ Alimehmeti: U krijuan pakënaqësi nga primaret në PD dhe përfaqësimet që u dhamë aleatëve

09:45 : 02/09/2025

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare

09:33 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com