Dorina Papraniku, e dashura e vëllait të Bebe Rexhës, konkurroi në “Miss New York USA”, ku arriti të renditej në 10 më të mirat. Dorina mori dhe mbështetjen e Bebes, e cila postoi foton e saj duke e shoqëruar me flamurin shqiptar.
Dorina ishte e ftuar në “Abc e Pasdites”, ku tregoi se është rritur në New York nga një familje shqiptare me origjinë dibrane. Modelja shprehu se prindërit fillimisht ishin skeptik për vendimarrjen e saj por më tej u treguan tejet suportues.
Ndër të tjera Dorina shprehu se është shumë e lumtur që mundet të shfaq rrënjët e saj shqiptare nëpër kompeticionet më të mëdha të bukurisë, duke cilësuar se plani i së ardhmes është “Miss Universe”.
Dorina pohoi se prej kohësh është në një lidhje me vëllain e këngëtares, Florent Rexha dhe tregoi se ai e ka mbështetur shumë gjatë kompeticionit për Miss.
A do të ketë një dasëm? Sipas Dorinës, ky është një plan për një të ardhme të largët, por nuk e mohoi faktin se do të martohet me Florentin.