Rreth 66 milion vjet më parë, në gadishullin Jukatan të Meksikë, një asteroid me gjerësi 12 kilometra u përplas me Tokë.
Përplasja shkaktoi një shpërthim shumë të madh, madhësia e të cilit është e vështirë të imagjinohet sot, disa miliardë herë më i fuqishëm sesa bomba atomike e hedhur në Hiroshima të Japonisë në vitin 1945.
Shumica e kafshëve në kontinentin Amerikan u vranë menjëherë. Përplasja shkaktoi një cunami të madh në gjithë botën. Miliarda tonelata pluhur u shpërndanë në atmosferë, duke e zhytur planetin në errësirë. Ky “dimër bërthamor”, po shkakton zhdukjen e shumë specieve bimore dhe shtazore.
Ndër këto të fundit, më emblematikët ishin dinozaurët. Por si po jetonin dinozaurët përpara kësaj kataklizme? Kjo është pyetja që shtroi studimi më i ri i botuar në revistën shkencore “Nature Communications”.Studimi mori në shqyrtim 6 familje dinosaurësh, tri prej të cilave ishin mishngrënëse:Tiranosauridët, Dromaesauridët dhe Trodontidët.
Tre të tjerët ishin barngrënës:Keratopsidët, Hadrosauridët dhe Ankilosauridët. Për 5 vite, studiuesit përpiluan të gjitha informacionet e njohura për këto familje dinosaurësh, duke inventarizuar shumicën e fosileve të njohura, që përfaqësonin më shumë se 1.600 individë nga rreth 250 specie.
Pasiukategorizua secili fosil, u përdor një model statistikor për të vlerësuar numrin e specieve, që evoluan me kalimin e kohës për secilën familje. Në këtë mënyrë ata ishin në gjendje të gjurmonim speciet që u shfaqën të zhdukura midis 160 dhe 66 milion vjet më parë dhe të vlerësonin sërish për secilën familje, shkallët e specieve – evolucionin e specieve të reja – dhe zhdukjen e tyre me kalimin e kohës.
Të dhënat treguan se numri i specieve ishte në rënie të madhe 10 milion vjet para përplasjes së asteroidit,kur u shfarosën dinosaurët. Disa specie pësuan rënien më të ndjeshme si Ankilosauët dhe Keratopsianët. Po çfarë mund të kishte shkaktuar këtë rënie të fortë?
Një teori është ndryshimi i klimës. Në atë kohë, Toka iu nënshtrua një periudhe ftohje globale prej 7- 8 gradë Celcius.
Ne e dimë që dinosaurët kishin nevojë për një klimë të ngrohtë, që metabolizmi i tyre të funksiononte si duhet. Ato nuk ishin kafshë ektermike (me gjak të ftohtë) si krokodilat apo hardhucat, as endotermike (me gjak të ngrohtë), si gjitarët ose zogjtë.
Ato ishin mezotermike, një sistem metabolik midis zvarranikëve dhe gjitarëve, ndaj kishin nevojë për një klimë të ngrohtë për të ruajtur temperaturën e tyre, dhe për të kryer kështu funksionet themelore biologjike. Dhe ajo rënie e ndjeshme e temperaturës globale, duhet të ketë pasur një ndikim shumë të fortë mbi ta.
Në këto kushte mbetet një pyetje e madhe:çfarë do të kishte ndodhur nëse asteroidi nuk do të ishte përplasur? A do të ishin zhdukur dinosaurët gjithsesi, për shkak të rënies që kishte filluar tashmë, apo mund të ishin ri-ngritur?
Studiuesit mendojnë se kjo është e vështirë të thuhet me siguri. Shumë paleontologë besojnë se nëse dinosaurët do të kishin mbijetuar, primatët dhe për këtë arsye edhe njerëzit, nuk do të ishin shfaqur kurrë në Tokë.