• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkullaku-Bashës: Je në hall, merr një vendim për Berishën

21:42 : 07/09/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Analisti Armmand Shkullaku u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin Log. në Abc, se Partia Demokratike ndodhet në një hall lidhur me vendimin ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha. Por Shkullaku tha se këtë hall, PD dhe Lulzim Bashës nuk mund t´ia zgjidhi Sali Berisha.

“Nuk mund të ecet me idenë se z.Berisha do të tërhiqet vetë, as do të vetëflijohet për PD, pasi nuk mund të pretendohet që çdo hall që ka kjo parti apo z. Basha, t´ia zgjidhë Berisha.

Nëse ka një periudhë që Berisha mund të shpallej “non grata” ishte periudha 1992-1997, ku kishe një lider të opozitës në burg, kishe gazetar në burg, kishe piramidat, kishe zgjedhjet e 26 majit, pra kishe shumë arsye që mund të merrej një vendim politik në atë kohë kundër Berishës dhe nuk u mor”, tha Shkullaku.

Sipas tij, z. Basha duhej të marrë një vendim lidhur me z.Berisha, pro ose kundër, por një vendim duhet t´a marrë.

“Z.Berisha thotë se nuk ka as prova dhe fakte, ne nuk e dimë ende nëse ka prova apo fakte sepse nuk janë publikuar, atëherë, z. Basha ose mund t´i qëndrojë kësaj linje dhe të shprehet duke artikuluar një vendim, ose të marrë vendimin tjetër”, tha Shkullaku.

Lexo edhe:

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

Tabaku: Qeveria ka kapur pushtetin vendor, shqiptarët po lihen pa mbrojtje në emergjenca

Sipas tij, që në ditën e parë PD duhet ta kishte marrë vendimin.

“Nuk është i lehtë. Por në momentin që u shpall “non grata” ishin dy mundësi; ose PD (nëse ishte e bindur) duhet të ndiqte standardin që ka kërkuar nga kundërshtarët politikë dhe (Berisha) nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar ose jo, nuk besojmë te këto akuza, “është shtylla kurrizore e partisë, fytyra e PD” dhe do i qëndrojmë deri në fund.

Na jepni prova para se të shprehemi, janë zvarritje. Basha duhet të marrë një akt politik. Rruga e dytë do të ishte më e ndershme, nuk mund të distancohet nga dikush që e ke pasur në identitetin tënd. Qëndrimi i Bashës duhet të ishte në mbështetje të Berishës”, u shpreh ai.

“Lapsi.al”, i drejtuar nga Armand Shkullaku ditën e sotme publikoi një mesazh, që sipas burimeve të portalit nga selia e PD-së, ambasada e SHBA-së në Tiranë u dërgoi drejtuesve të kësaj partie me këtë tekst “Pakti u prish, tani është radha jonë të flasim”. Po sipas lajmit të publikuar, mesazhi u dërgua përpara se Berisha të shpallte vendimin mbrëmjen e djeshme se nuk kishte ndërmend ta braktiste betejën në kuvend dhe të kërkonte fakte nga SHBA, për akuzën që i bëhej. Por si e analizon Shkullaku këtë mesazh?

“Dyshohet se mund të ketë një pakt. Dikush nuk mund të çojë një mesazh të tillë përderisa nuk jemi marrë vesh paraprakisht. Bëhet fjalë për një pritshmëri të ambasadës amerikane, që Berisha, ndonëse nuk ka një qëndrim për përjashtimin e tij, pritshmëritë e ambasadës kanë qenë se do të kishte një tërheqje.

Dalja e Berishës mesa duket e ka shqetësuar ambasadën dhe ambasadoren, pasi ka një udhëzim nga Uashingtoni për izolimin e Berishës dhe cdo dalje e tij mund t’i japë një shqetësim jo më PD-së, por me Uashingtonin, dhe përderisa shikon që udhëzimi po komplikohet, tregon humbjen e durimit.

Nuk mund t’i bëhet presion një partie për të marrë një vendim që është në diskrecionin e saj, është një gjuhë shantazhuese ndaj një partie. Kjo nuk vjen vetëm për shkak të arrogancës së diplomatëve, por edhe terrenit të lirë, mos mbajtja e qëndrimeve të prera, luajtja me dy porta ka krijuar një terren të tillë, që një ambasador të kërkojë marrjen e një vendimi të tillë”, tha Shkullaku.

Etiketa: BerishaPDshkullaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

13:47 : 14/08/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria ka kapur pushtetin vendor, shqiptarët po lihen pa mbrojtje në emergjenca

16:33 : 13/08/2025
AKTUALITET

Situata e rënduar e zjarreve, Berisha: Përgjegjësi kryesor është Edi Rama

14:53 : 13/08/2025
AKTUALITET

Uzurpimi i News24/ Berisha: Krimineli Ardi Veliu rrëmbeu dosjet e Ballukut dhe politikanëve të korruptuar

14:31 : 13/08/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Lorena e Nikos fut Kadastrën në kolaps, rrit me 70-80% çmimet për qytetarët

14:42 : 12/08/2025
AKTUALITET

Skandal korruptiv në Tropojë/ PD: Rexhë Byberaj favorizon familjarët me tender 1 miliard lekë

12:51 : 11/08/2025
Para

Shirat e rrëmbyeshëm “fundosin” spitalin në Meksikë, ndërrojnë jetë 16 pacientë

TË GJITHA

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025

“A do të ndaloni vrasjet e civilëve?”/ Putin injoron pyetjet e gazetarëve

21:52 : 15/08/2025

Dinamika e plagosjes në Korçë/ Aleks Qiqi qëlloi me thikë 27-vjeçarin pas debatit në kafe

21:24 : 15/08/2025

VIDEO/ Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në Alaska, udhëheqësit nisen drejt takimit

21:22 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com