Gjendet një çantë e dyshimte në Tiranë, forcat xheniere në vendngjarje

Një çantë e braktisur në rrugën “Mustafa Matohiti” ka alarmuar policinë e Tiranës këtë të Martë. Në vendngjarje, kanë shkuar forcat xheniere.

“Rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, është konstatuar një çantë shpine. Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme. Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur”, njoftoi policia.

LEXO EDHE  Gallata nga Kuvendi/ "Ndërprit seancën 47 minuta", Nikolla: Mirë, 15 minuta pushim

Në një njoftim të dytë, policia bëri me dije se “çanta e konstatuar në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ nuk kishte asgjë në brendësi të saj, ishte bosh”.