Zjarr në Lazarat, shkrumbohet kullota

Një vatër zjarri është evidentuar pasditen e sotme në fshatin Lazarat në Gjirokastër.

Nga raportimet mësohet se flakët kanë përfshirë kodrën e lagjes Kordhocë. Mësohet se si rezultat, një sipërfaqe me 1 dylym kullotë është djegur.

LEXO EDHE  Davide Pecorelli hante e pinte në Vlorë pa iu dridhur fare qerpiku, ja nën identitetit e kujt ishte fshehur

Ndërkaq ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse ka shpëtuar 50 rrënjë ullinj. Dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.