• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Reforma” i hoqi qytetarit Aksesin në Drejtësi

14:17 : 06/09/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga av.Besnik Muçi

Jo vetëm ne juristët, po të gjithë shqiptarët gjatë viteve 2014-2015, mbetën duke dëgjuar tellallët dhe “sorrat” e Reformës në Drejtësi për kapjen politike të sistemit, për korrupsionin, për paaftësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, lidhjen me krimin e organizuar, kalbjen e sistemit të drejtësië, për mungesën e aksesit të qytetarëve në drejtësi etj., etj..

Një pjesë e këtyre problemeve realisht ekzistonin, një pjesë fryheshin dhe një pjesë trilloheshin për të bindur dhe manipular opinionin publik shqiptar dhe partnerët e Euro-Atlantikë që ne duhet ta shembim plotësisht ngrehinën tonë të drejtësisë, e ndërtuar mbi parimin e pastër demokratik të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, që për shumë arsye shfaqte probleme dhe të ndërtonim një ngrehinë të re mbështetur në një rrjet të ndërlikuar parimesh, mekanizmash dhe institucionesh por që në një analizë të thjeshtë shkelën hapur parimin më sipër dhe i mundësuan Partisë shtet kontrollin e gjyqësorit.

Nevoja e kësaj reforme, mënyra si u përgatit e u zbatua dhe rezultatet që ajo po jep, do japë në të ardhmen dhe pasojat katastrofike që do ketë jo vetëm për sistemin e drejtësië, por për qeverisjen në tërësi, janë dhe duhet të jenë objekt i analizave dhe diksutimeve të shumta dhe për një kohë të gjatë.

Por unë, në këto mendime të shkrurtra, do të ndalem në një elemet shumë të rëndësishëm të sistemit të drejtësië penale në raport me qytetarin: Aksesin në Drejtësi.

Lexo edhe:

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

Video/ Skandali në Shkollën e Magjistraturës, ja si kopjohet në provime. Rakipi nuk mban asnjë përgjegjësi

Aksesi në Drejtësi ose e drejta për t’u dëgjuar dhe gjykuar nga një Gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e krijuar me ligj, përbën një nga të drejtat kryesore themelore të njeriut, e parashikuar dhe e garantuar nga Kushtetura, neni 42, dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, neni 6.

Aksesi në Drejtësinë Penale përbëhet nga dy elemetë të rëndësishëm:

– Së pari, elememti procedural, pra që Kodi i Procedurës Penale të parashikojë detyrimin e Gjykatës që të njoftojë dhe thërrasë individin në një proces penal dhe të drejtën e tij që të gjykohet në një sencë gjyqësore publike, të marrë pjesë dhe të dëgjohet nga gjykata.

– Së dyti, elementi përmbajtësor se si gjykata, jo vetëm zhvillon gjyqin në prezencë të individit, por edhe sa i dëgjon me kujdes pretendimet e tij dhe i merr në konsideratë në vendimmarrje.

Edhe tellallët dhe “sorrat”më të devotshme të reformës në drejtësi nuk e kanë vënë në diskutim faktin që sistemi ynë i drejtësisë penale nga pikpamja procedurale i krijonte akses të plotë individit në drejtësinë penale.

Sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale, të gjitha seancat gjyqësore që kishin të bënin jo vetëm me gjykimin e themelit të çëshjes, por edhe të gjitha kërkesat e tjera gjatë hetimit dhe gjykimit  penal, si dhe në gjitha shkallët gjyqësore, ishin publike si dhe ishte e detyrueshme të zhvilloheshin me praninë e prokurorit, të pandehurit dhe viktimës ose mbrojtësve të tyre.

Efektiviteti në praktikë i realizmit të kësaj të drejtë është çështje që gjithnjë ka diskutim dhe ka nevojë për përimrësim.

Çfarë ndodhi me Reformën dhe reformatorët e drejtësisë lidhur me këtë të drejtë?

Shkatërrimi plotësisht i “sistemit të vjetër” të drejtësisë dhe ndërtimi i të riut preku edhe Kodin e Procddurës Penale.

Në përshtatje me ngrehinën e re u bënë shumë ndryshime në vitin 2017.

Por reformatorët nuk guxuan të prekin asnjë prej elemetëve që kanë të bëjnë me Aksesin e Qytetarit në Drejtësi.

Nuk kaluan më shumë se dy-tre vjet nga zbatimi i “drejtësië së re” dhe reformatorët po bezdiseshin nga disa të “drejta të tepruara” që kishin qytetarët gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjeve penale.

“Ata”, sipas ligjit, në shumë raste kishin të drejtë të bënin kërkesa në Prokurori, si dhe të kundërshtonin në gjykatë vendimarrjet e saj.

Gjykatat e të gjitha shkallëve ishin të detyruara të shqyrtonin ankimet në seancë gjyqësore publike, me praninë e palës apo mbrojtësit të saj.

Pavarësisht tendencës dhe mundësisë për të kontrolluar vendimarrjen e institucioneve të drejtësisë, zhvillimi i seancave publike me praninë e palës, në shumë raste e vendos gjykatën para situatave faktike dhe ligjore të tilla që është e detyruar të marri vendime pro qytetarit.

Ndodhur në këto kushte, Parlamenti i reformatorëve, në mars të këtij viti, me Ligjin nr. 41, ndryshoi Kodin e Procedurës Penale me të vetmin qëllim Kufizimin ose heqjen e Aksesit në Drejtësinë Penale të qytetarit.

Asnjë dikutim publik nuk u zhvillua, asnjë zë profesional nuk u lejua të shprehej, asnjë grup interesi nuk u pyet. Tellallët dhe “sorrat” e reformës nuk u dëgjuan gjëkundi.

Këto ndryshime shpikën dhe futën një koncept që është i papranueshëm për gjykimet penale: Vendimarrjen e Gjykatës në Dhomën e Këshillimit.

Tashmë, shumë vendimarrje gjatë  gjykimeve penale, nuk merren në sencë gjyqësore publike dhe me praninë e palëve, por në Dhomë Këshillimi.

Shkurtimisht po i analizoj.

Para ndryshimeve, në rast se qytetari bënte një kallzim në Prokurori dhe kjo e fundit vendoste “Mosfillimin e Procedimit Penal”, kishte të drejtën e ankimit në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Gjykata ishte e detyruar që ankimin të shqyrtonte në sencë gjyqësore publike, me praninë e kallzuesit ose mbrojtësit të tij dhe prokurorit, duke dëgjuar pretendimet e palëve.

Me ndryshimet e marsit 2021, tashmë gjykata këtë lloj gjykimi nuk e zhvillon në sencë publike,  por në Dhomë Këshillimi.

Në rast se individi e ankimon vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit, edhe kjo e fundit e shqyrton në Dhomë Këshillimi, pra pa zhvilluar sencë gjyqësore publike me palët prezent.

Të nëjtën ndryshim bën edhe për gjykimin në Gjykatën e Lartë në rast se individi kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas këtyre ndryshimeve, në rastet kur qytetari bën një kallzim dhe prokuroria vlerëson të mos e thërresë dhe dëgjojë qytetarin, pasi e konsideron të panevojshme dhe vendos mosfillimin e procedimit penal, ky vendim mund lihet në fuqi nga Gykatat e tre shkallëve në Dhomë Këshillimi, në rast se vlerësojnë se duhet rrëzuar ankimi i qytetarit.

Në këto kushte, qytetari, edhe nga pikpamja formale, ka humbur plotësisht të drejtën për t’u dëgjuar nga prokurori ose gjyqtari lidhur me pretendimet e tij.

Ndërkohë që specialistët e të drejtës penale e kuptojnë rendësinë e madhe që ka një vendim mosfillimit në procesin penal. Hyn në kategorinë e vendimeve përfundimtare që zgjidh çëshjen penale në themel.

Pra në fund të këtij porocesi penal, shqyrtuar vetëm në Dhoma Këshillimi, qytetari humbet plotësisht të drejtën që t’i paraqisë përsëri pretendimet që kishte në kallëzim para Prokurorisë ose Gjykatës, pa u dëgjuar asnjëhere.

Në këtë mënyrë, qytetarit i është kufizuar masimalisht, pothuajse e ka humbur, aksesin në drejtësinë penale.

Pra nuk ka mundësi që të dëgjohet nga një autoritet publik për pretendimet e tij.

Të njëjtin ndryshim kanë bërë reformatorët edhe lidhur me shqyrtimin e ankimit të viktimës të veprës penale kundër vendimit të prokurorit që nuk pranon kërkesën për sigurimin e provës, që nënkupton faktin që ai duhet të pyetet para Gjykatës për faktet penale sa më shpejt për shkak se ndjehet i kërcënuar nga autori i veprës penale.

Para marsit të vitit 2021, ky ankim shqyrtohej nga gjykata në seancë gjyqësore me prezencën e viktimës dhe prokurorit dhe vendoste pasi dëgjonte palët, të cilat mund të ankoheshin në Gjykatën e Apelit, e cila përsëri e shqyrtonte në sencë gjyqësore publike me palët prezent.

Me ndryshimet e marsi 2021, këto kërkesa shqyrtohen dhe merret vendim vetëm në Dhomë Këshillimi, si nga Gjykata e Shkallës ë Parë dhe ajo e Apelit.

Zgjatjet e hetimeve, shpesh në mënyrë të pajustifikuar, rëndojnë pozitën e personave që hetohen,  në veçanti në rastet kur hetimet kryhen me masën e sigurisë arrestit në burg.

Ankimi i të pandehurit kundër vendimit të prokurorit për zgjatjen e afatit të hetimeve shqyrtohej nga gjykata në seance gjyqësore publike, ku ishte e detyrueshme thirrja dhe dëgjimi i të pandehurit ose mbrojtësit të tij dhe prokurorit, para se gjykata të vendoste.

Me ndryshiemt e 2021, ky ankim shqyrtohet dhe merret vendim në Dhomë Këshillimi, pa u njoftuar dhe dëgjuar palët. I njëjti ndryshim edhe për ankimin kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.  Gjykata e Apelit e shqyrton ankimin në Dhomë Këshillimi.

Dhe ajo që i vë kapakun kufizimit të aksesit të pandehurit dhe viktimës së veprës penale, pra qytetarit, në procesin penal, është edhe shqyrtimi Rekursit në Gjykatën e Lartë.

Para ndryshimeve të vitit 2021, bëhëj në seancë gjyqësore publike me njoftimin e të pandehurit, viktimës si dhe pjesëmarrjen e mbrojtësve të tyre. Pas ndryshimeve të 2021, shqyrtimi i Rekursit bëhet vetëm në dhomë këshillimi.

Por, nëse në tre rastet e mësipërme kishim të bënin me kërkesa shumë të rëndësishme penale, por gjithsesi të lidhura me fazën e hetimit të një procedimi penal, ndryshimet lidhur me shqyrtimin e Rekursit në Gjykatën e Lartë kanë të bëjnë me zgjidhjen në themel të një çëshjes penale, pra kur vendoset nëse vendimi i dënimit është i drejtë ose jo.

Dhe tashmë, i pandehuri dhe viktima e procesit penal, nuk kanë të drejtë të jenë të pranishëm vetë ose nëpërmjet mbrojtësve dhe të dëgjohen e mbrohen para se të jepet vendimi përfundimtar në ngarkim të tyre.

Ligjvënësi është kujdesur të shtojë dhe një dispozitë të re, ku e rregullon në mënyrë të detajuar gjykimin në dhomë këshillimi me qëllim që shqyrtimi gjyqësor këtu të mos jetë sa për të kaluar radhën.

Ai detyron Gjykatën e Shkallës Parë, Apelit apo të Lartë që të mbajë procesverbal gjatë shqyrtimit në Dhomë Këshillimi, dmth ta dokumentojnë veprimin dhe vendimarrjen.

Nuk ka parashikuar asnjë detyrim që kjo seancë, meditimi ose bashkëbisedimi e gjyqtarëve, të regjistrohet audio.

Ndërkohë që gjatë gjykimit në seancë gjyqësore, veç procesverbalit, seanca regjistrohej edhe audio dhe palët kishin mundësi edhe ta ridëgjonin gjykimin.

Tashmë nuk ka as regjistrim. Vetëm një procesverbal që shkruhet nga gjyqtarët që gjykojnë në dhomën e “muhabetit”.

Ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale të marsit të vitit 2021 kanë sjellë në regres të jashtëzakonshëm në aspektin e mbrotjes të të drejtave të të pandehurit dhe viktimës në procesin penal në disa aspekte, ku Aksesi në Drejtësi është themelor, por edhe të tjera si ato që kanë të bëjnë me trupin gjykues, që do të jenë objekt i analizave të tjera.

*Titulli origjinal: Si u kufizua aksesi i qytetarit në gjykatë me ndryshimet ligjore të marsit 2021

Etiketa: besnik mucireforma ne drejtesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

17:44 : 05/05/2025
AKTUALITET

Video/ Skandali në Shkollën e Magjistraturës, ja si kopjohet në provime. Rakipi nuk mban asnjë përgjegjësi

20:57 : 28/03/2025
AKTUALITET

Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri është eksperimenti më i shëmtuar në Europë

20:45 : 28/03/2025
AKTUALITET

Rama: Na vjen keq për ‘shokët e partisë’ në burg, por jemi krenarë për Reformën në Drejtësi

10:12 : 21/03/2025
AKTUALITET

“Reforma në Drejtësi’ u bë për të shkatërruar opozitën”/ Bushati: Cilës Amerikë t’i besojmë?

18:56 : 27/02/2025
AKTUALITET

Bushati: Jemi bëri shembull sesi shkatërrohet drejtësia për të luftuar opozitën

22:29 : 26/02/2025
Para

Para vizitës së Merkel, ambasadori gjerman në zyrën e Bashës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com