• Kontakt
Tuesday, September 26, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

U martua Arbri, dasma që la Tiranën pa gjumë. Veliu i Ramës dhe Çuçi i Ministrisë pse nuk ndërhynë?

11:34 : 04/09/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
U martua Arbri, dasma që la Tiranën pa gjumë. Veliu i Ramës dhe Çuçi i Ministrisë pse nuk ndërhynë?

U martua Arbër Hajdari, shkelet jo vetëm ora policore, por lihet një qytet i tërë pa gjumë.

Deri rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, veç zhurmave të shkaktuara nga fishekzjarret që hidhen në raste gëzimesh si një traditë “alla-shqiptare”, zona të tëra në kryeqytet janë detyruar të dëgjojnë muzikën që vinte nga Pallati i Brigadave në Tiranë.

Festë e madhe, hare e muzikë në kohë Covid, që është kthyer si gogoli për qytetarët, që duhet të mbyllen në banesat e tyre në orën 23:00 deri në 06:00, në kuadrin e masave të vendosura nga Komiteti Teknik. Por jo vetëm kaq! Ndërsa baret dhe restorantet detyrohen që në orën 22:00 të mbyllin muzikën, kur martohet Arbri, djali i Kryeinspektorit të Ramës, Shkëlqim Hajdarit, ligji mund të shkelet.

Me qindra telefonata në sallën operative të Policisë së Tiranës nuk zgjidhën dot problemin që kishin banorët e kryeqytetit, për të fjetur të qetë, derisa me vendim të Komitetit të Ramës, mbyllen në orën 23:00 në banesa. Askush nuk reagoi, të paktën deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm, ku ndoshta organizatorët e dasmës, pasi e kishin qelbur zbatimin e rregullave të vendosura nga Rama, menduan të lenë të flenë qytetarët.

Ndoshta brenda eventit festiv i kanë zbatuar me përpikmëri ato masat e distancimit fizik, ndoshta në hyrje të Pallatit të Brigadave të ftuarve mund t´i kenë bërë edhe tamponët nëse janë ose jo me Covid, por për veshët e qytetarëve, ligji u shkel. Ai ligji që po t´a shkeli qytetari i thjeshtë apo pronari i një bar kafeje apo restoranti i zbarkojnë në derën e lokalit jo një apo dy policë, por dy furgona, pastaj i vendosin një gjobë dhe Policia e Ardi Veliut e nxjerr si sukses në luftën ndaj “armikut”.

Lexo edhe:

10 mijë euro nata, këta janë këngëtarët shqiptarë që marrin më shumë lekë në dasma

FinTech në Shqipëri, një sukses i Credins bank

Nuk dihet nëse Veliu i Policisë së Ramës apo Bled Çuçi i Ministrisë së Brendshme, ishin të pranishëm në festë, por ajo që dihet është se policia nuk veproi.

Nuk ndërhyri për të detyruar të paktën të ulnin volumin e muzikës, që dukej se i bënte karshillëk çdo banori në Tiranë, që fatmirësisht ose fatkeqësisht ndodhej në hapësirën ku dëgjoheshin këngët e dasmës. Nuk dihet sepse nuk ndërhyri, por me siguri ata policët e sallës operative janë urdhëruar që të bëjnë sikur nuk dëgjojnë, qoftë edhe ankesat e atyre dhjetra qytetarëve, të shqetësuar nga muzika, që nuk ndalej.

As më shumë dhe as më pak u shkel ligji, ai për të cilin Komiteti Teknik i Ekspertëve na kujton çdo ditë me njoftimet zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, kur lajmërohen rastet e reja me Covid-19.

Pak javë më parë Veliu u shfaq në Vlorë, atje ku pati një revoltë të bizneseve që kërkonin jo të mbanin hapur muzikën deri në orët e para të mëngjesit, por të shtynin qoftë deri në mesnatë orarin. Dhe ta mendosh që bëhej fjalë për kulmin e sezonit turistik.

Nuk u lejuan, i shkoi Veliu dhe i bindi si “Dordomuz”. Po dje çfarë ndodhi? A e ka dëgjuar Ardi Veliu muzikën, po Bled Çuçi? Nëse jo, duket se kanë të nevojshme një vizitë mjekësore për pragun e dëgjimit.

Por nëse e kanë dëgjuar dhe nuk kanë ndërhyrë, atëherë zgjidhja qenka e lehtë: doni të mbani muzikën hapur deri në mëngjes, mjafton të ftoni Arbrin, ose një Arbër tjetër, që ka babain Kryeinspektor të Ramës, ose një zyrtar të këtij niveli pranë Kreut të Qeverisë.

Atëherë mund t´i bëni karshillëk Veliut dhe Çuçit, madje mund t´i merrni edhe në telefon dhe mundësisht aparatin ta ofroni pranë bokseve. Të jeni të sigurtë, s´do keni asnjë reagim dashakeqës.

Etiketa: arbriBoldnewsdasma

Lajme të lidhura

10 mijë euro nata, këta janë këngëtarët shqiptarë që marrin më shumë lekë në dasma
SHOW BIZ

10 mijë euro nata, këta janë këngëtarët shqiptarë që marrin më shumë lekë në dasma

17:43 : 08/09/2023
FinTech në Shqipëri, një sukses i Credins bank
Shkrime promocionale

FinTech në Shqipëri, një sukses i Credins bank

12:50 : 08/09/2023
5-10 mijë euro nata, këto janë këngëtarët që fitojnë më shumë në dasma
SHOW BIZ

5-10 mijë euro nata, këto janë këngëtarët që fitojnë më shumë në dasma

22:26 : 06/09/2023
5 – 10 mijë euro nata, kush janë këngëtarët që fitojnë më shumë në dasmat e shqiptarëve
SHOW BIZ

5 – 10 mijë euro nata, kush janë këngëtarët që fitojnë më shumë në dasmat e shqiptarëve

13:47 : 06/09/2023
Nuk ishte e virgjër/ Familja shqiptare torturon 23-vjeçaren një ditë pas dasmës, i futin gishtat në prizë
RAJONI

Nuk ishte e virgjër/ Familja shqiptare torturon 23-vjeçaren një ditë pas dasmës, i futin gishtat në prizë

09:41 : 09/08/2023
Dy aksidente në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi i mjeteve
AKTUALITET

Dy aksidente në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi i mjeteve

14:56 : 06/08/2023
Para
Si parashikohet moti në javën në vijim

Shira të rrëmbyeshëm dhe rrufetë, kur pritet të nisë nesër stuhia në Shqipëri? Zonat e rrezikuara



TË GJITHA

Mallorca-Barcelona ndajnë pikët, Vedat Muriqi lojtari më i mirë i ndeshjes

Mallorca-Barcelona ndajnë pikët, Vedat Muriqi lojtari më i mirë i ndeshjes

23:53 : 26/09/2023
Ndodh edhe kjo!/ Hapet në universitet dega e re “influencer” i rrjeteve sociale

Ndodh edhe kjo!/ Hapet në universitet dega e re “influencer” i rrjeteve sociale

23:50 : 26/09/2023
E rëndë në Greqi/ Autobusi përplaset “kokë më kokë” me makinën, 3 të vdekur dhe 40 të plagosur

Horoskopi, e mërkurë, 27 shtator 2023/ Çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj

23:37 : 26/09/2023
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, surprizat që na presin

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, surprizat që na presin

23:35 : 26/09/2023
Të mëdhatë nuk gabojnë, United e Bayern kalojnë lehtësisht ndeshjet e kupave

Të mëdhatë nuk gabojnë, United e Bayern kalojnë lehtësisht ndeshjet e kupave

23:34 : 26/09/2023
Berisha: I vetmi njeri që nuk e ka përmendur kurrë emrin e McGonigal është Lulëzim Basha

Berisha: I vetmi njeri që nuk e ka përmendur kurrë emrin e McGonigal është Lulëzim Basha

23:21 : 26/09/2023
Gazetari: Martin Bardhi u vra ditën për të kuptuar se kush dhe pse e ka bërë, viktima ka 7 vëllezër

Gazetari: Martin Bardhi u vra ditën për të kuptuar se kush dhe pse e ka bërë, viktima ka 7 vëllezër

23:20 : 26/09/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com