• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘U rrah sistematikisht dhe …’/ Zbulohet dëshmia e njërit prej të rinjve që dhunuan për vdekje 18-vjeçaren

17:41 : 02/09/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Ka dalë deklarimi i një prej të rinjve që rrahën për vdekje 18-vjeçaren Marigona Osmanin. Vajza nga Ferizaj ka përjetuar dhunë fizike e psikike sistematike deri sa ka ndërruar jetë. Arbër Sejdiu, i arrestuar bashkë me Dardan Krivaqën nën dyshimet për vrasjen e vajzës, ka thënë se ajo ka bërtitur dhe para se t’i humbte ndjenjat, kishte vjellë. Deklaratën e tij e ka cituar avokati i familjes së 18-vjeçares së ndjerë, Gazmend Rexhepi.

Avokati Rexhepi e as familja nuk e kanë pranuar akoma raportin e autopsisë, pasi Prokuroria Themelore e Ferizajt u ka thënë se ende nuk e posedojnë atë.

Avokati i familjes së 18-vjeçares, Gazmend Rexhepi, tha se e ka parë deklaratën e Arbër Sejdiut dhe i njëjti ka pohuar se vajzën e kanë çuar në spital pasi kur kanë hyrë në dhomë e kanë vërejtur se ka pasur shumë të vjellura.

“Deklaratën e kam pa dje, ai ka thënë se vajza është rrahur në mënyrë sistematike pothuajse gati çdo ditë…Deklarimi i tij është që dy ditët e fundit Marigona ka përjetuar dhunë fizike. Arbri ka qenë në dhomën tjetër ku ka nejt Marigona, dmth partneri i saj Dardan Krivaqa, dy ditët e fundit standard i ka shkaktu dhunë fizike dhe psikike. Ka pas shumë piskama, qysh e ka citu ai, nga ana e Marigonës dhe dhunë fizike. Thotë kur kemi hy në dhomë ka pas vjellje dhe në atë moment e kemi marrë e kemi çu në spital”, tha Rexhepi.

Ai tha se janë në pritje të raportit të autopsisë, ndërsa çertifikata e vdekjes i është dorëzuar familjes.

Lexo edhe:

Rrëmbyen djalin e tyre në Norvegji, arrestohet çifti i shqiptarëve

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

“Autopsia nuk është dorëzuar akoma, çertifikatën e vdekjes ia kanë dhënë familjes do të thotë që është konstatuar vdekja e saj. Dje kam qenë në prokurori, e kam dorëzu autorizimin, prokuroria ka thënë se akoma nuk e kanë marrë raportin e autopsisë. Vetëm konstatimi që ka dal në publik nga Ministria e Drejtësisë, që është thënë për politraumë dhe thyerje.

Prokuroria është në fazën e hetimeve na kanë thënë dhe na kanë premtu që për çdo shkresë do të njoftohet avokati dhe familja”, përfundoi ai.

Marigona Osmani dyshohet se vdiq pasi i përjetoi dy ditë keqtrajtim mizor, rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa në paraburgim po qëndrojnë ish-partneri i saj Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Të dy emra të njohur për organet e rendit.

Prokuroria Themelore e Ferizajt bëri me dije se Krivaqa ishte recidivist i veprave të ndryshme penale.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krivaqës u tha: “I pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S. gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, ka njoftuar gjykata.

Këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Balaj, ka thënë se në rastin e 18-vjeçares kemi të bëjmë me politraumë.

“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i Marigonës është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, ishte shprehur Balaj.

Etiketa: kronike boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëmbyen djalin e tyre në Norvegji, arrestohet çifti i shqiptarëve

16:48 : 22/02/2022
AKTUALITET

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

16:14 : 15/02/2022
AKTUALITET

Punonte në shtëpi ‘bari’, arrestohet shqiptari në Angli

17:22 : 13/02/2022
AKTUALITET

Të dehur me alkool, të rinjtë sherr në Elbasan

23:16 : 11/02/2022
AKTUALITET

Arrestohen ‘skifterët’ shqiptarë në Greqi

22:31 : 11/02/2022
AKTUALITET

Gjykata jep vendimin për babain që abuzoi s*ksualisht me dy vajzat e mitura

17:09 : 09/02/2022
Para
Kombetarja e Shqiperise, Foto nga FSHF.org

Transferta ndaj Polonisë, ja sa kuotohet fitorja e Shqipërisë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com