Princ Harry dhe Meghan Markle po përmbushin ëndrrën e Princeshës Diana

Getty Images

Princeshë Diana thuhet se kishte në plan të shkonte në Kaliforni me djemtë e saj, Princin William dhe Princin Harry, dhe të ndiqte një karrierë në Hollywood, shkruan “Daily Mail”.

Kishte disa projekte të mëdha që po krijonte, përmes ofertave që i ishin ofruarNjë nga mundësitë kryesore që ajo donte të krijonte ishte të fillonte zhvillimin e dokumentarëve për interesa bamirësie, që më pas do asimiloheshin në filma. Ajo po planifikonte të kalonte shumë kohë në Hollywood. Diana vërtet kishte filluar të eksploronte fuqinë e saj krijuese,“- tha ish-trajneri i zërit të Dianës, Stewart Pearce, për “Daily Mail” të martën, me rastin e 24-vjetorit të vdekjes së saj.

Pearce vazhdoi duke thënë se Diana ishte lidhur me më të mirët në showbizz dhe ishte konsultuar me njerëzit e duhur. Princesha thuhet se kishte ëndrra të mëdha për të shkuar pas kamerës, megjithatë Pearce pohoi se nuk kishte ndërmend të bëhej yll filmash.

LEXO EDHE  SHBA/ Adoleshenti vret prindërit e motrën, nxjerr fotot në rrjetet sociale, më pas vret veten

Kjo është diçka për të cilën Diana nuk ishte e interesuar, aspak. Megjithëse ajo ishte një adhuruese dhe entuziaste e madhe për artet e shfaqjes, veçanërisht vallëzimin, aktrimi nuk ishte diçka që ajo e pa si trajektoren e saj të re krijuese,”- tha ai.

Aspiratat e Dianës për të marrë dhe transferuar fëmijët e saj në Shtetet e Bashkuara janë të ngjashme me rrugën që Harry dhe Meghan Markle, kanë marrë me lëvizjen e tyre në Montecito, Kaliforni, pas largimit nga familja mbretërore vitin e kaluar. Duka dhe Dukesha e Sussex kanë nënshkruar që atëherë disa marrëveshje librash, filmash dhe podkastesh.