• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandat i ri, gjellë e vjetër

14:00 : 02/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Edhe për katër vite me radhë shqiptarët do të konsumojnë të njëjtën gjellë, të ftohur e të ngrohur disa herë. Ndryshimet e emrave të qeverisë, që Rama shpalli sot, dhe lëvizjet në hierarkinë e opozitës që Basha prezantoi pak ditë më parë, nuk premtojnë asnjë ndryshim thelbësor në sezonin e ri politik. Disa figura mund të jenë të ndryshme, por filozofia mbetet po ajo: ne do të shohim të njëjtën shumicë që bën sikur qeveris në emër të njerëzve dhe të njëjtën opozitë që bën sikur lufton me sistemin e kapur kleptokrato-oligarkik.

Ndonëse largimet e Etilda Gjonajt nga Drejtësia (aq më tepër e zëvendësuar nga Ulsi Manja) dhe Anila Denajt nga Financa mund të përbëjnë surprizë, ndonëse Bilali dhe Muzhiqi katapultohen si emra fare të panjohur për publikun, qeveria e re e Rilindjes mbetet sërish skuadra e lakejve të një lideri autoktat. Ai mund të bëjë ç’të dojë me Blendi Klosin, që nuk i fal vrasjet për shezlonët e Velipojës dhe po ashtu me Damian Gjiknurin që e ka amnistuar për unazën e re, apo me Lindita Nikollën që ia ka falur faktin që i dolën në rrugë studentët. Edhe njëherë, qeveria e re Rama tregon se nuk është fryt i një mendimi dhe vullneti kolegjial, por vetëm kapriço dhe tekë e një njeriu të vetëm.

Në këtë kuptim nuk ndryshon aspak, as filozofia e kundërshtarëve që ka përballë. Ndonëse Basha ngriti në majë të piramidës partiake një grua të pastër si Jorida Tabaku, ndonëse ai i dha frenat e grupit parlamentar një juristi të sprovuar si Alfred Rushaj, të gjitha ndryshimet e fundit në PD mbeten zgjedhje krejtësisht personale dhe voluntariste të kryetarit që e çon forcën e tij nga humbja në humbje. Çdo ngritje apo spostim i fundit në PD, madje të gjitha të marra së toku, nuk e kanë forcën e tërmetit që shkaktoi Mark Marku dhe njollën që ai i la imazhit publik të partisë më të madhe të opozitës.

Por, mbi të gjitha, e rëndësishme  është se katërvjeçari i ri opozitar do të dominohet nga e njëjta qasje e squllët, me mungesë parimesh dhe me flirtime okulte, po ashtu si paraardhësit. Deviza e Ajnshtajnit, për çmendurinë e të përsëriturit të së njëjtës gjë duke pritur një fund të ndryshëm, është ajo që i shkon më së miri kësaj opozite. Dihet që tani se ajo është e pazonja të ndalë Ramën në mbajtjen e pushtetit të uzurpuar dhe për më tepër të mbrojë shqiptarët nga abuzimet e tij.

Lexo edhe:

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

Vetëm duke e parë në këtë perspektivë mund të kuptohet më mirë se sa vlerë ka loja me ndryshime emrash, e cila si zakonisht zapton titujt kryesorë të mediave. Përtej kuriozitetit vuajerist, efekti i saj për publikun është zero. Faktikisht ne do të kemi të njëjtën qeverisje me të njëjtën mënyrë kundërshtimi, si tetë vitet e shkuara. Shqiptarët janë sërisht përballë një deja vue të mërzitshme, që i jep gjithmonë e më të drejtë atyre që e shohin konfliktin aktual politik, jo si një betejë mes PS dhe PD, por si një problem mes popullit dhe kësaj kaste politike që s’di ç’të na ofrojë tjetër veç kësaj gjelle.

/Lapsi.al/

Etiketa: Andi Bushatiqeveria e re

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

Bushati: Dosja Balluku, e para ku SPAK prek edhe Edi Ramën

21:19 : 06/11/2025
AKTUALITET

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

19:44 : 04/11/2025
AKTUALITET

Standard i dyfishtë? Bushati: Ndaj Belinda Ballukut ka një kujdes për mos ta prekur

21:22 : 03/11/2025
Para

Zëvendëson Braçen si zv.kryeministër, Ahmetaj: Jam shumë i emocionuar, nuk kam pse ta fsheh

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com