Dy pushues janë mbytur ditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë.
Policia njoftoi se “rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar, (dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.
Në një njoftim të dytë, policia saktësoi dhe gjeneralitetet e viktimave:
“Shtetasit që humbën jetën si pasojë e mbytjes në det janë M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut:.