Ja kush janë dy personat që çuan të vd*kur 20-vjeçaren në spital (Foto)

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë fotografitë e dy personave në kërkim nga Policia e Kosovës, që u zhduken pasi lanë në Spitalin e Ferizajt një 20-vjeçare pa shenja jete.

Insajderi merr vesh se fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës.

Po ashtu mësohet se makina, me të cilën u dergua viktima në spital është Audi A8 me ngjyrë të zezë dhe ka targa të Zvicrës.

Një vajzë e moshës 20-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj.

LEXO EDHE  Shpërthimi i bombolës në Velipojë, thellohet tragjedia në familjen Gjoka, humb jetën nëna e dy vajzave

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se viktima është dërguar në spital nga disa persona, të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, tha Veseli.