• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Na e bej kabull kryeministër! “Shqipo mendjefikur” janë!

21:37 : 16/08/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Çfarë milet i keq paskemi qenë. Edhe në këto ditë vere nuk e lamë një moment të qetë liderin Ramë që të pushojë paksa në buzë të detit në vilën qeveritare. Aty ku pret e përcjelle njerëz të njohur, duke nisur nga Aleksandër Soros (djali i Xhorxh Soros), apo ish- i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Priti edhe Dua Lipën. Po kenaqej disi, po e merrte veten dalëngadalë pas një beteje të gjatë për zgjedhjet.

Për të nuk ishte aq e lehtë të blinte vota dhe të përdorte administratën për të rrëmbyer mandatin e tretë. U lodh shumë, u sflilit duke punuar jo për vete, por për Shqipërinë. Për rininë që ka ikur jashtë vendit se gjoja këtu nuk ka shpresë, por ai e di më mirë se kushdo tjetër se shqiptarët ikin, e madje mirë e bëjnë që ikin se janë shtresë e mesme që kanë “pretendime” për jetësën dhe të drejtat. Por vendi nuk do mbesë i shkretë, aq kohë sa të kemi liderin Ramë, ky vend do të presë të huaj hallexhi që do punojnë në kullat e oligarkisë dhe gatitjen e betonit që masivisht derdhet në bregdet dhe kryeqytet.

Po ne jemi “popull mosmirënjohës”, nuk e lamë të pushojë paksa. I jemi hedhur keq nëpër fejsbukëra se po sjell afganët në vendin tonë. Sikurse e tha edhe vetë Rama, që koha po e tragon se ka aq aftësi të jashtëzakonshme sa të shihet edhe si “Mullai i madh shpirtëror”, ne jemi “Shqipo mendjefikur”.

Ai i di mirë këto punë. Po përse të mos i presë afganët e shkretë që po ikin nga frika e ndonjë hakmarrje talebane? Po kjo Ramës vetë i krijon benefite politike. Me ca qindra apo mijëra afganë të strehuar në konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë, Rama i shqyen si i “shpisë” dyert e ambasadave të rëndësishme. Ata i japin frymë politike, e mbajnë të qeverisë si një vizionar që diku do e shpjerë vendin, në BE sigurisht jo, por në BG (Beograd po).

Lexo edhe:

Historia prekëse e Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës

Goditet mafia shqiptare në Ekuador, sekuestrohen 3 ton drogë, 5 të arrestuar

Vertetë këtu ka shumë varfëri, korrupsion dhe krim të organizuar dhe ai e di mirë, por varfëria është jetë, sepse prej saj vjen shitja e votës dhe shantazhi për humbjen e punës, korrupsioni i mban pushtetin dhe i jep adrenalinë drejtuesve të qeverisë dhe administratës së lartë, ndërsa krimi i organizuar është “motorri i ekonomisë”, edhe pse mban paksa erë hashash, kokainë dhe prostitucion.

Megjithë këto të mira të mëdha që mban ky vend i vogël, disa qytetarë i sulen nëpër rrjetet sociale për politikat e tij. E sërish kryeministri ynë është i duruar, i shikon, u kthen përgjigje, i “ftillon ndonjëherë” dhe qëndron për orë e orë të gjata nëpër rrjetet sociale. Është “gjeni i propagandës” dhe e di mirë se të “qeverisësh shqipot” nuk ka nevojë për vepra, por për fjalë dhe “tallava qyfyresh”, të cilët lideri Ramë i ofron me shumicë, nuk shterron asnjëherë mendja e tij pjellore.

Po ku marrin vesh “shqipot mendjefikur”. Me pranimin e muxhahedinëve dhe afganëve, Rasma do të cilësohet si: ‘Shpirtmadhi i evropës’, ‘shpëtuesi i kauzave të humbura’ dhe themeluesi i “njeriut të ri Rilindas”. Kaq shumë po vuan për të na ndriçuar mendjen e sërish ne nuk kuptojmë, ka që nga viti 1998 që plasi duke bërë kaq shumë për këtë vend sa vetëm ai me politikat e tij mund të realizonte ikjen e 400 mijë shqiptarëve. Një strategji që i eci, e sërish karshi këtyre arritjeve jemi mosmirënjohës. Na e bëj kabull kryeministër, faji ynë që nuk po e kuptojmë vizionin tënd që kapërcen aq lehtë kufijtë e një Shqipërie të vogël, ku së fundmi kaloi nga Maqedonia e Veriut deri në Serbi.

Lajme të lidhura

SPORT

Historia prekëse e Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës

08:42 : 04/07/2025
AKTUALITET

Goditet mafia shqiptare në Ekuador, sekuestrohen 3 ton drogë, 5 të arrestuar

08:41 : 04/07/2025
BOTA

Rusia bëhet vendi i parë që njeh qeverinë talebane të Afganistanit

08:29 : 04/07/2025
BOTA

Sot/ SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë

08:24 : 04/07/2025
AKTUALITET

Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës

08:20 : 04/07/2025
AKTUALITET

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë

08:19 : 04/07/2025
Para

Strehimi i afganëve, Rama angazhon patronazhistët në "luftën" në rrjetet sociale: Mbroni vendimin

TË GJITHA

Historia prekëse e Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës

08:42 : 04/07/2025

Goditet mafia shqiptare në Ekuador, sekuestrohen 3 ton drogë, 5 të arrestuar

08:41 : 04/07/2025

Rusia bëhet vendi i parë që njeh qeverinë talebane të Afganistanit

08:29 : 04/07/2025

Sot/ SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë

08:24 : 04/07/2025

Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës

08:20 : 04/07/2025

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë

08:19 : 04/07/2025

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

08:10 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com