Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se situata e pandemisë në vend është e rrezikshme, e paqëndrueshme dhe me tregues pesimistë.
Sipas tij, rritja e rasteve të reja çdo ditë dhe shabllonizmi i masave qeveritare pa efikasitet janë fakte të pakundërshtueshme.
“Shqipëria pretendohet se ka arritur imunitetin e tufës, ndonëse rastet e deklaruara zyrtarisht me Covid janë rreth
135 mijë.
Pra nisur nga shifrat zyrtare ky imunitet i tufës nuk duhej të ish arritur, por realiteti flet krejt ndryshe dhe ulja e dukshme e rasteve të reja dhe vdekjeve për një periudhë dy mujore ishte një provë sinjifikative.
Ndërsa vdekjet e deklaruara zyrtarisht janë mbi 2461, ndonëse sipas të dhënave të INSTAT mbi vdekshmerinë mbi 10 mijë vdekje nga Covid janë të padeklaruara zyrtarisht.
Pra shifrat zyrtare janë qartazi të pavërteta dhe kanë shërbyer vetëm si lëndë e parë për propagandën qeveritare duke u kujdesur për fytyrën sipërfaqësore të qeverisë dhe jo për të shpëtuar jetën dhe shëndetin e njerëzve”, shkruan Vasili.
Postimi nga Petrit Vasili
Covidi që po godet dhe Media, qe na duhet!
Situata lidhur me Covid-in eshte rrezikshem e paqendrueshme dhe me tregues pesimiste.
Rritja teper e forte dhe e vazhdueshme e rasteve te reja me Covid ne ditet e fundit dhe shabllonizmi i masave qeveritare pa efikasitet jane fakte te pakundershtueshme.
Shqiperia pretendohet se ka arritur imunitetin e tufes, ndonese rastet e deklaruara zyrtarisht me Covid jane rreth
135 mije.
Pra nisur nga shifrat zyrtare ky imunitet i tufes nuk duhej te ish arritur, por realiteti flet krejt ndryshe dhe ulja e dukshme e rasteve te reja dhe vdekjeve per nje periudhe dy mujore ishte nje prove sinjifikative.
Ndersa vdekjet e deklaruara zyrtarisht jane mbi 2461, ndonese sipas te dhenave te INSTAT mbi vdekshmerine mbi 10 mije vdekje nga Covid jane te padeklaruara zyrtarisht.
Pra shifrat zyrtare jane qartazi te paverteta dhe kane sherbyer vetem si lende e pare per propaganden qeveritare duke u kujdesur per fytyren siperfaqesore te qeverise dhe jo per te shpetuar jeten dhe shendetin e njerezve.
Situata aktuale me rritjen e forte te rasteve me Covid, pikerisht sa dyfishin e e nje viti me pare ne te njejten periudhe, kujtojme, qe Pandemia ishte ne kulmin e ofensives se saj ne Europe dhe ne bote eshte tregues shume serioz dhe qe nuk flet per mire.
Procesi i vaksinimit i cili ka arritur vetem rreth 25% te popullates me dy doza eshte nje tregues i cili nuk garanton nje situate te qendrueshme.
Pasiguria shtohet me tej edhe lidhur me aplikimin e disa llojeve te ndryshme vaksinash, nga te cilat ato qe jane perdorur me shume dhe masivisht jane te pa certifikuara nga BE dhe SHBA.
Keto kane elementet me thelbesore, qe konturojne arsyet e alarmit.
Per fat te keq shifrat ne rritje te forte te rasteve me Covid po percillen si nje rutine ditore ne Median shqiptare.
Media eshte instrumenti i vetem per te rritur ndjeshmerine dhe per krijuar te gjithe presionin e duhur mbi qeverine per te levizur ne kohe.
Media eshte instrument i pazevendesueshem sidomos kur ke nje qeveri si kjo, qe vetem genjen me shifrat dhe mendon vetem e vetem per propaganden dhe makiazhin e fytyres se saj.
Media eshte e pazevendesueshme per percjelljen dhe perhapjen e mesazheve dhe sugjerimeve profesionale, qe vijne nga mjaft profesioniste brenda dhe jashte vendit, por qe absolutisht nuk degjohen dhe perbuzen nga qeveria sepse nuk jane ne sinkron me menaxhimin politik te situates, qe ben ajo.
Ngjarjet tragjike, qe sapo kemi lene pas muaj me pare kerkojne krijimin e nje Fronti te shendoshe profesional mjeksor, mediatik dhe shoqeror, qe ti bejme sa me pak te demshme efektet e Covid dhe Media eshte jetike per kete.
Media qe na duhet ta marre rolin e saj, koha eshte tani dhe mesimet e hidhura te se shkuares nuk duhet te perseriten.