VIDEO/ Messi: Do bëj gjithçka për të lënë gjurmë në Paris

Nuk kanë pritur më gjatë. Lionel Messi u zyrtarizua brenda ditës si lojtari më i ri i Paris Saint-Germain.

Ai do të mbajë veshur fanellën me numër 30, numër të cilën e ka mbajtur dhe në fillimet e karrierës te Barcelona.

“Pleshti” ka nënshkruar për 2 sezone, me të drejtë rinovimi edhe për një të tretë. Argjentinasi, ka thënë fjalët e para si lojtar i PSG, e nuk e ka hezituar të shprehë të gjithë kënaqësinë për këtë hap të ri në karrierë.

LEXO EDHE  VIDEO/ Grushte dhe shkulje flokësh në futbollin e femrave gjyqtarit nuk ia mban të ndërhyjë

“Jam tepër i gëzuar për këtë kapitull të ri të karrierës sime te PSG. Gjithçka te ky klub përputhet me ambiciet e mia në futboll. E di se sa e talentuar është skuadra dhe stafi i trajnerëve që do kem këtu. Jam i vendosur që të ndihmoj ekipin për të ndërtuar diçka të veçantë. Mezi pres të luan në fushën e Parc des Princes”, ka thënë Messi.