Lionel Messi nuk do të veshë më fanellën e Barcelonës për sezonin e ri.
Argjentinas nuk arriti të gjejë një marrëveshje me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës, duke e lenë pa ekip.
Me Barcelonën ai i fitoi të gjitha, por Lionel Messsi thotë se do të donte të kishte fituar edhe një Champions League.
“Do të doja të kisha fituar edhe një Champions League. I kam arritur objektivat e mia. Do të doja të kisha fituar më shumë tituj. Janë gënjeshtra që kam kërkuar 30% më shumë page. Bëmë gjithçka, por nuk ishte e mundur”, tha Mesi.













