Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në Radostinë të Fierit, raporton Syri Tv.
Mësohet zjarri është përhapur në të gjithë sipërfaqen e kodres në këtë zonë duke djegur ullishtet.
Forcat zjarrëfikëse në vendgjarje po mundohen të shuajnë flakët dhe në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorë të zonës.
Policia që ka shkuar në vendngjarje ka dyshime se është një zjarrvënie e qëllimshme.













