Bomberi i Serisë A apo Serisë B italiane, Erion Bogdani, është shfaqur së fundmi në qendrën stërvitore të Palermos.
Mediat italiane kanë postuar një foto në ditën kur skuadra italiane është rikthyer në “Renzo Barbera” të kryegolashënuesit të të gjitha kohërave për Kombëtaren tonë.
Nuk është çudi që në një të ardhme të afërt “Bogu” të marrë drejtimin e skuadrës së Palermos, edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete në lidhje me të ardhmen e ish-sulmuesit.














