Lionel Mesi ka organizuar mbrëmjen e djeshme një darkë lamtumire me miqtë e tij të ngushtë dhe familjen në shtëpinë e tij në Barcelonë pas “divorcit” me katalanasit të bërë publik ditën e enjte.
Në videot e postuar shihet sulmuesi argjentinas Serxhio Aguero, së bashku me yllin e YouTube, Ibai Llanos. Yje të tjerë që morën pjesë në darkë ishin lojtarët Sergio Busquets, Gerrard Pique dhe Jordi Alba, që janë miqtë më të ngushtë të Messit te Barcelona.
Ata ishin të pranishëm në këtë festë së bashku me partneret e tyre. Në këtë mbrëmje lamtumire ishin të pranishëm edhe disa miq të tjerë të “Pleshtit” emrat e të cilëve nuk janë zbuluar ende.