Ishulli Evia në Greqi po përballet me një situatë shumë të vështirë të krijuar nga zjarret.
Vatrat e zjarrit janë aktive, ndërsa beteja për shuarjen e tij vazhdon në fshatrat Galatsona dhe Gouves, dy fshatra që rrezikohen së tepërmi. Zjarri goditi edhe Kastrin, ku u dogjën disa shtëpi.
Më herët, në Troupi, zjarri arriti shumë pranë shtëpive, ndërsa oficerët e policisë u kërkuan banorëve të largoheshin.
Në të njëjtën kohë, përmes 112, u dha një urdhër evakuimi për Gouves, Artemisio, Kastri, Vouliki dhe Pefki dhe u rekomandohet qytetarëve të shkojnë në Istiaia. 349 persona janë transferuar tashmë nga Roja Bregdetare.