Barcelona mposhti Juventusin 3-0, në miqësoren e luajtur në Estadi Johan Cruyff. Goli i parë erdhi shumë shpejt, që në minutëne 3-të. Depay merr një pasim nga Demir dhe dërgon topin pas shpinës së portierit kundërshtar.
Në të dytin është sërish protagonisht hollandezi i afruar këtë merkato, pasi jep pasin e fundit te goli i Braithwaite, në minutën e 57-të.
Rei Manaj futet në fushë në minutët e 78-të, duke i zënë vendin autorit të golit të dytë. Reailizimi i 3-të do vinten nga Puig në fundin e takimit. Ky 90 minutësh ishte tejet i dobët për bardhezinjtë, që nuk ia dolën dot të dalin në lojën e tyre.













