Përgatitjet për sezonin e ri, ja kur kthehet Vllaznia në fushë

Vllaznia është me pushime. Prej disa ditësh, trajneri Thomas Brdaric ka lënë të tijtë të “marrin frymë” lirisht, pas sfidave të Conference League. Stërvitja intensive dhe faza përgatitore për në Europë, solli edhe grumbullimin e lojtarëve që pas një sezoni të gjatë kanë nevojë të rikuperojnë forcat.

Në Shkodër, Brdaric vendosi që të tijtë të bëjnë disa ditë pushim duke rinisur gjithçka për sezonin e ri në datën 9 gusht. Vetëm të hënën e javës që vjen, kuqeblutë do bëhen bashkë për të nisur fazën përgatitore në Shkodër.

LEXO EDHE  Juventusi merr përgjigjen e analizave, ja kur kthehen Morata dhe Dybala

Duket se stafi teknik nuk është ndalur me kaq, teksa ka dhënë edhe detyrat specifike për lojtarët. Pushime aktive, kështu mund të quhet programi stërvitor individual që trajneri dhe stafi teknik kanë përpiluar në mënyrë të veçantë për secilin lojtar.