Një makinë ka marrë flakë në ecje në Bajpasin e Vlorës. Siç shikohet edhe nga pamjet, automjeti është shkrumbuar plotësisht.
Makina me targat AA 958 OM u dogj krejtësisht, në kohën që po lëvizte.
Zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe po merren me këtë rast. Nuk raportohet për persona të lënduar.