Vendi në flakë, Bardhi: Rama përdor helikopterin për udhëtime private/Video

Ndërsa vendi është përfshirë nga zjarret, dhe situata duket e agravuar, kryeministri Edi Rama përdor helikopterin për udhëtime private.
Këtë fakt e ka bërë publike Partia Demo kratike përmes deputetit të zgjehdur, Gazmend Bardhi.
Përmes një video të publikuar, PD bënë krahasimin. Në njërën anë ushtarët që mundohen të fikin zjarret me mjete rrethanore dhe nga ana tjetër Rama i cili ka luksin të udhëtojë me helikopterë.
Postimi
Të përdorësh helikopterin e ushtrisë për udhëtime private, ndërsa vendi digjet dhe mjetet për shuarjen e flakëve janë krejtësisht të pamjaftueshme është e turpshme, e papërgjegjshme dhe e pafalshme! Shqiptarët e kanë të qartë se janë braktisur nga ky regjim që punon vetëm për veten dhe klientët e tij.
Një shpërdorim i tillë i burimeve shtetërore, gjatë një emergjence që po kushton jetë dhe po dëmton pasurinë natyrore të vendit, nuk mund të jetë thjesht skandali i radhës, por duhet të trajtohet nga drejtësia si një krim për t’u hetuar dhe ndëshkuar!

 

LEXO EDHE  Gjendet një person i pajetë te Mbikalimi i Patokut