Teutës nuk i lejohet të luajë në “Niko Dovana”, ndryshon stadiumi për në Conference League

Teuta nuk do luajë në “Niko Dovana” për turin e tretë të Conference League. Kampionët e Shqipërisë janë sinjalizuar nga UEFA se stadiumi i Durrësit nuk i plotëson kushtet për të zhvilluar aty ndeshjen e kthimit me Shamrock Rovers, kampionët e Irlandës.

Kësisoj, drejtuesit e “Djemve të Detit” kanë vendosur që sfida ndaj Shamrock të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

LEXO EDHE  Ndarja nga jeta e Vehap Xhindolit, Meta mesazh ngushëllimi

Të enjten në datën 12 gusht në 20:00, Teuta do zhvillojë ndeshjen e kthimit në Elbasan, teksa sfida e parë luhet këtë të enjte në transfertë.