• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Klientët mbysin me komente BKT-në: Na latë pa rroga. Banka pranon: Probleme në Sistemin Qendror

22:23 : 03/08/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Një shqetësim në rritje ka përfshirë gjatë orëve të fundit klientët e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), pasi kjo e fundit pranoi në orët e pasdites së të Martës (03.08.2021) për një problem në sistemin e saj të të dhënave.

“Boldnews.al” mori më herët gjatë ditës dhjetra denoncime për probleme në aksesimin në bankomate dhe në kryerjen e shërbimeve në sportele.

Por, ajo që dukej si një problem lokal në Tiranë, në fakt është shumë më i gjerë dhe me përmasa deri më tani ende të paqarta.

Burime të redaksisë në Kosovë raportuan se të njëjtat probleme ishin shfaqur edhe në sportelet e grupit financiar turk.

Lexo edhe:

Diella hap profil në Facebook dhe tallet me shqiptarët

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

Ndërkohë, Banka Kombëtare Tregtare në Shqipëri, në një postim në rrjetet sociale në orët e vona të mbrëmjes, pranoi problemin.

“Të nderuar klientë! Ju njoftojmë se për shkak të disa problemeve teknike në sistemin tonë “Qendror Bankar”, kemi ndërprerje në disa shërbimeve bankare”, thuhet në njoftimin e BKT-së.

Më tej, Banka deklaron se “Ekipet e IT dhe partnerët tanë globalë po bëjnë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur problemin sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Në foto: Njoftimi i Bankës Kombëtare Tregtare për problemin në sistemin “Qendror Bankar”

Përtej mesazhit me nota qetësuese për klientët, disa terma të përmendur në njoftimin e bankës krijojnë përshtypjen se problemi është shumë më i gjerë se sa në një lokalitet të caktuar.

Në njoftimin e bankës përmendet shprehja në thonjëza sistemi “Qendror Bankar”, duke krijuar aludimet se problemi ka origjinën në ‘qendër” të grupit financiar turk.

Po ashtu, BKT, në njoftimin e saj, ka cituar “Ekipet e IT dhe partnerët tanë globalë”, duke krijuar akoma më shumë dyshimet se problemi mund të ketë përfshirë shumë filiale në vende të ndryshme.

Njoftimi i bankës është shoqëruar me komente të shumta në rrjete sociale. Qytetarët, klientë të BKT-së ankohen për faktin se nuk kanë mundur të tërheqin pagën mujore apo se nuk kanë arritur të kryejnë transaksionet e nevojshme financiare.

Shumë prej tyre kritikojnë vonesën në njoftimin për problemet teknike, duke deklaruar se u është dashur të udhëtojnë nga filiali në filial, me shpresën se do të përfundonin punët e tyre në sportelet e Bankës Kombëtare Tregtare në Tiranë apo edhe në të gjithë Shqipërinë.

Siç raportoi më herët “Boldnews.al”, jashtë funksionit është sistemi i brendshëm, pra baza e të dhënave që përdoret nga punonjësit e bankës.

Po ashtu, nuk ka qenë në funksion shërbimi i tërheqjes së parave në bankomat dhe as ai “BKT-Smart”, një aplikacion teknologjik që lejon klientët të përdorin shërbimet e internetit për të urdhëruar transaksionet e tyre në filialet e Bankës Kombëtare Tregtare.

Nga të dhënat e mbërritura në redaksi, përdoruesit e shërbimeve të BKT-së, pra si punonjësit, ashtu edhe klientët, janë përballur gjatë të gjithë ditën me sinjalin “Error”, i cili njoftonte për problem në të gjithë veprimtarinë e sistemit.

Është ende e paqartë se për cilat arsye ka ndodhur ky problem dhe nuk dihet nëse është thjesht një problem teknik apo mund të jetë një rast më serioz.

Klientët e bankës, të cilët kanë përcjellë shqetësimin e tyre pranë “Boldnews.al”, deklarojnë se nuk kanë marrë përgjigje gjatë ditës nga punonjësit e BKT-së se përse nuk mund të kryenin veprimet e tyre si në sportele, ashtu edhe në bankomat apo nëpërmjet telefonit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Diella hap profil në Facebook dhe tallet me shqiptarët

08:50 : 18/09/2025
AKTUALITET

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

Zbulohen bimë narkotike në Peqin, sekuestrohen 3 armë. 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim/ EMRAT

08:37 : 18/09/2025
RAJONI

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025
AKTUALITET

Mbledhja në mesnatë/ Vakanca në Kushtetuese, nga Vokshi te Llagami e KLGJ e Bunga e KPK, pikët e kandidatëve

08:25 : 18/09/2025
Para

Një jetë e humbur nga flakët në Gjirokastër/ Rama: Operacionet shumë të vështira, zjarret janë përhapur si epidemi në Mesdhe

TË GJITHA

Diella hap profil në Facebook dhe tallet me shqiptarët

08:50 : 18/09/2025

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:46 : 18/09/2025

Zbulohen bimë narkotike në Peqin, sekuestrohen 3 armë. 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim/ EMRAT

08:37 : 18/09/2025

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025

Mbledhja në mesnatë/ Vakanca në Kushtetuese, nga Vokshi te Llagami e KLGJ e Bunga e KPK, pikët e kandidatëve

08:25 : 18/09/2025

Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

08:20 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com