Atdhe Xharavina shprehu hapur pëlqimin për Bora Zemanin, mamaja e tij e do për nuse

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, shpeshherë ka bërë deklarata të bujshme për moderatoren Bora Zemani nëpër intervista. Para pak javësh ai shprehu pëlqimin e tij për Borën, duke thënë se është familjarizuar shumë me të sidomos gjatë turneut. Më tej, shtoi se do bënte 10 vite burg për të.

Së fundmi, i ftuar “Te shoqja”, Atdheu u pyet se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij qe ta marrë për nuse. Dhe ai tha se nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Bora Zemanin.

LEXO EDHE  Arbana Osmani e ftoi të bëhej pjesë e "Big Brother VIP", Erion Braçe zbulon vendimin që ka marrë

“Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin. Nuk është prej konkurrenteve”, u shpreh Atdheu.

Deri tani Bora nuk ka reaguar rreth deklaratave të tij, por jemi të gjithë kuriozë të dimë se si i ka pritur moderatorja.