“Thirrini mendjes”, Brdaric kundër sjelljeve të pahijshme të tifozëve në Shkodër

Tifozët e Vllaznisë shkaktuan përsëri trazira në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’ pas atyre në sfidën ndaj Shiroki Brijeg.

Pak minuta para fundit të takimit me AEL-in, një shishe plastike erdhi nga tribuna VIP për të gjuajtur një futbollist të qipriotëve që gjendej afër vijës anësore.

LEXO EDHE  Ndeshja për titull/ Ja si kuotohet fitorja e Florian Markut

Në atë moment ndërhyri dhe Brdariç i cili bëri me shenjë nga tifozët duke mos e kuptuar aspak veprimin e tyre. Vllaznia mund të dënohet sërish pas gjobës në sfidën me boshnjakët e Shiroki.