Aktivizohet një vatër zjarri në Tragjas të Vlorës, era favorizon flakët (Foto)

Ditën e sotme, një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Tragjas të Vlorës. Sipas informacioneve të para, flakët favorizohen edhe nga era, duke u përhapur me shpejtësi nëpër në pyll.

Mësohet se aktualisht në vendin e ngjarjes janë forcat zjarrfikëse që po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.

LEXO EDHE  Tentoi të korruptojë policin, arrestohet shoferi serb

Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, ndërsa javët e fundit, zjarret kanë shkaktuar dëme kolosale në Vlorë, Fier, Lushnjë dhe Kurbin. 120 ha kullota dhe pisha të buta janë djegur përgjatë 4 ditëve kur flakët përpinë malin e Dukatit në Vlorë.