Hidhet nga pallati, humb jetën

Foto ilustruese

Një burrë ka humbur jetën në Vlorë pas rënies nga një lartësi. Sipas policisë, viktima, rreth 50 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga pallati.

“Rreth orës 06:30, në lagjen ‘Osman Haxhiu’, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati, një shtetas ende i pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE  Mbyllen hetimet për uniformat e policisë, 9 zyrtarë merren të pandehur