Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Nga fërkimi i makinave deri tek përdorimi i pistoletës! Ja si rrodhi ngjarja

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë zonës së njohur si ‘Tregu Elektrik’ në rrugën “Todi Shkurti’, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të lagosur dy persona.

Dy personat e plagosur janë Jetmir Marashi 28-vjeç dhe Altin Gjoka 32-vjeç, të cilët janë qëlluar nga Aldo Iamandi (Gjini), i cili është ende në kërkim nga policia.

Burimet bëjnë me dije se sherri ka nisur për shkaqe banale, pasi pak më herët dy personat e plagosur kishin fërkuar makinën me mjetin e autorit.

Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës ku janë nën kujdesin e mjëkve për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë në trup.

Sipas të pranishmëve në vendngjarje dy personat eplagsur janë shokë me njëri-tjetrin dhe në momentin që janë qëlluar kanë qenë duke pirë kafe pranë ‘Grandit’ në ‘Tregun Elektrik’.

LEXO EDHE  Lëvizja e Berishës, Noka dhe Balliu: Për një PD më të fortë, vendimi me votë

Fillimisht mes personave ka patur një debat të ashpër me fjalë fyese më pas Aldo Iamandi (Gjini) ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar ndaj dy të rinjve, ku aktualisht raportohet se gjendja e Jetmir Marashit është e rëndë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Fale veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe si rezultat i hetimeve paraprake të kryera në vendngjarje dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A. I(Gj)., 31 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tij.