Hapet memoriali i ngritur për ushtarët e rënë grekë në Dropull, nisin hetimet

Persona të paidentifikuar kanë hapur memorialin e ngritur për ushtarët e rënë grekë në Dropull, ndërsa policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për rastin.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Postës së Policisë Dropull kanë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi në datën 23.07.2021, në fshatin Vodhinë-Dropull është konstatuar se kanë hapur memorialin e ngritur për nder të ushtarëve grek, të rënë në luftën e dytë botërore.

LEXO EDHE  Emrat/ Tranferime e emërime prokurorësh, ja çfarë vendosi KLP

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, njoftoi policia.