‘Ja nga kush rrezikohej Eglantina Buci’/ Njerka e të ndjerës zbulon të tjera detaje tronditëse: Xhaxhai e çoi dhe në Itali dhe …

Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me jetën e Eglantina Bucit, e cila u gjet e vrarë dhe e groposur në Malin me Gropa, me 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, foli sërish njerka e Eglantinës, Lirie Buci, e cila tha se marrëdhëniet me vajzën janë shkëputur, kur djali i saj dhe Faik Bucit ishte sëmurë dhe po luftonte për jetën.

Teksa hodhi dyshime që Eglantina është shfrytëzuar seksualisht nga xhaxhai dhe motra e saj, Elona, Liria theksoi se e ndjera ishte dërguar edhe në Itali nga xhaxhai.

Pyetje: Në lidhje me Elonën, si ishte marrëdhënia e Eglantinës me të motrën?

Për sa kanë qenë në shtëpi, kanë qenë shumë të mira, se ishin fëmijë, ishin të vogla. Pasi u martua Elona, nuk e di çfarë marrëdhëniesh kanë pasur. Nuk e di as sa ka qëndruar Eglantina tek e motra, as çfarë raporti kishin. Eglantina ka jetuar si fillim te xhaxhai i vet, pastaj siç më thonin njerëzit, ka shkuar tek Elona. Eglantina ka akuzuar xhaxhanë dhe motrën se ata kanë qenë protagonistë të shfrytëzimit të saj, por unë nuk di asgjë, i dinë ata vetë çfarë kanë bërë. Eglantina ju ka thënë “më jepni lekë, se ju më keni përdorur”. Elonën e manipuluan të tjerë, që të mos merrej as me të atin. Babai i vet i ka dashur më shumë se asnjë tjetër në botë.

Gazetarja lexon SMS-në e Elonës: “Shkaku ishte babai, sepse ishte kundër nesh dhe ishte një lojë e njerkës. Ishim si në burg, nuk komunikonim me asnjë. Unë nuk kam pasur komunikim me asnjë që prej 2002”.

Liria: Jo moj zemër, ai është një manipulim që e mësojnë njerëzit e vet. Elona i di bukur gjërat, që kush nuk e ka prekur me dorë. Komunikim nuk ka pasur, se nuk ka dashur vetë. Eglantina u rikthye tek Elona, sepse e nxori xhaxhai i vet nga shtëpia.

Pse Eglantina vajti te xhaxhai?

Xhaxhai i saj është një mashtrues, gjithmonë ju është kundërvënë fëmijëve të Faikut. Unë them se ata e kanë manipuluar që ato të mos donin babanë e tyre. Unë nuk ju kam ndërhyrë fëmijëve asnjëherë.

Ju keni bërë denoncim për zhdukjen e Eglantinës?

Po normal që kemi bërë, gjithë në këmbë kemi ndenjur, edhe Faiku. Ne s’kemi marrë vesh asgjë, vetëm kur e kemi parë në televizor, kur e kemi parë, na na ikur mendja. Ne nuk dinim asgjë për Eglantinën, sepse kishim djalin e sëmurë dhe po luftonim për jetën e tij. Faiku ka ndenjur disa vite jashtë shtetit me djalin. Nuk na ka rënë ndërmend as nëse po jetonim ne jetën tonë, se kishim djalin në luftë për jetën. Unë nuk kam ditur gjë, kjo është e vërteta.

LEXO EDHE  ‘Nuk del gjallë pa dhënë lekët’/ Plas sherri në emision

Pasi u zhduk vajza, çfarë veprimesh keni bërë ju nga 2010-2012?

Kurrë nuk ka heshtur Faiku me Shkëlzenin duke e kërkuar atë vajzë. E kërkonin nëpër Tiranë, janë dokumentet në polici sa herë është kërkuar ajo gocë.

Gazetarja lexon SMS-në e Elonës: “Unë kam ikur nga 2002. Eglantina është rritur pa mua, unë nuk di gjë as për fejesën, as për ikjen”.

Liria: Unë vetëm e di se sa ka ndenjur dhe Elona e di fort bukur me kë ka pasur një debat. Xhaxhai i saj e ka çuar Eglantinën edhe në Itali. Eglantina nuk ka qenë e rrezikuar prej familjes së saj, ka qenë prej të tjerëve. Ato që i kishin marrë lekët dhe e kishin shfrytëzuar, prej atyre ishte e rrezikuar. Nuk është shfrytëzuar nga babai apo vëllai i saj, se ato ishin gjithë ditën në punë, pastaj u sëmurë djali.

Shkëlzeni dhe Faiku mbajtët marrëdhënie me Eglantinën, kur rrinte te xhaxhai dhe Elonën?

Me ne ka folur deri vonë. Nuk e di kur është shkëputur marrëdhënia, por unë i kam shkëputur marrëdhëniet me të gjithë, kur m’u sëmurë djali. Nuk shqetësoheshim për të, sepse thonim që nuk e zhduk njeri këtë vajzë. Nuk di çfarë me thënë unë për atë vajzë.

A jeni gati të dëshmoni në Prokurori?

Kur të duan dëshmoj, unë kam qenë shtëpiake. Ai personi që ka shfrytëzuar Eglaninën ka dashur të marrë edhe Elonën. Elona e di vetë. Një gjë ta keni të ditur, ju bëj thirrje t’i sqaroni mirë punët, se Liria ka qenë një copë shërbëtoreje, as nënë e tyre nuk ua kam ndarë, mora një burrë me shkuesi, burrë i katër fëmijëve, i rrita dhe dy vajzat nuk deshën, kurse djemtë janë krah për krah me Faikun. Për çfarë të keni nevojë, ju sqaroj deri në pikën e fundit.