VIDEO/ Gol i rrallë në SHBA, sulmuesi tund rrjetën nga mesi i fushës

Një eurogol është shënuar në futbollin amerikan. Në orët e para të mëngjesit të sotëm u luajt ndeshja North Carolina-Richmond Kickers, që përfundoi me fitoren 4-0 të ekipit vendas.

Robert Kristo realizoi dy nga golat. I dyti i sulmuesit 28-vjeçar ishte fantastik. Ishte fundi i pjesës së parë kur amerikani pa daljen e portierit kundërshtar, të cilin e befasoi nga afër mesit të fushës.

LEXO EDHE  Partizani ndërhyn në merkaton e Tiranës, futet në garë për lojtarin e Kombëtares

Kristo shtangu portierin e Richmond Kickers. Goditja fantastike përfundoi në rrjetë, gol që krijoi entuziazëm të madh në shkallët e stadiumit.