Shqiptari përplaset nga shoferi i dehur italian, transportohet me urgjencë në spital

Ngjarja ndodhi në Brianza (Monza) Itali, ku një punëtor shqiptar është goditur nga një makinë. Incidenti ndodhi natën e së mërkurës në rrugën Sp6.

Shqiptari 33-vjeçar, rezident në Sesto San Giovanni, punonjës i firmës Aza Group, ishte në punë, duke rivizatuar shenjat e trafikut rrugor.

Pak pas orës 1.00 ai u godit nga një makinë që drejtohej nga një italian 40-vjeçar. Testet e mëvonshëm treguan që italiani ishte nën efektin e alkoolit dhe tashmë është denoncuar për dëmtim personi dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

LEXO EDHE  I këpusin nga qafa varëset e floririt 21-vjeçarit, arrestohen dy persona në Divjakë (Emrat)

Ndërkaq, shqiptari u transportua në spitalin San Gerardo, në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.