Denoncimi/ Rama urdhëroi ndryshimin e gjyqtarëve për Saimir Tahirin, kërkon të mbrojë ‘Eskobarin’ e Ballkanit

Ndryshimi i trupës gjykuese për ‘çështjen’ Tahiri në Gjykatën e lartë, është parë si lëvizje e dyshimtë për të mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm të Rilindjes.

Ish-kryeministri Sali berisha ka bërë pubik mesazhin e një qytetari i cili shkruan se zëvendësimi i gjyqtarit Sandër Simoni me Ilir Pandën, i cili ëhstë një ish-ministër socialist ëhstë bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama për të mbojtur ish-vartësin e tij Saimir Tahiri.

Sipas Berishës Tahiri është peshku i madh i qeverisë i cili ëhstë marrë direkt nën mbrojtje nga kryeministri, pasi ish-ministri rilindas akuzohet se ka qenë pjesë e trafikut të drogës në Shqipëri.

Postimi i Berishës:

Rrofte Gjykata e Larte e Partise!

Miq, me urdher te Partise, Kreut te Meduzes, ndryshoi ne Gjykaten e Larte trupa gjykuese e Sajmir Droges.

Keshtu duket pas kercenimeve te Sajes ndaj kreut te meduzes Edvin Xibrakes u urdherua ndryshimi i trupes gjykuese dhe e vet relatorit te dosjes gjykatesi Sander Simoni dhe me detyre partie ne trupen gjykuese u ngarkua Sadushi i Partise, te cilit ne dhunim te kushtetutes kryetare e KLGJ Llagami me urdher te Partise i mban sekret vetingun e tij. Kjo sepse po te publikohet vetingu i Sadushit te Partise siç deshmoi vetingu i bashkshortes se tij gjykatses te apelit Petri Sadushi i Partise duhet te ndiqej penalisht dhe jo te promovohej ne krye te gjykates se larte.

Ne krah te Sadushit te Partise ne trupen gjykuese te Sajmir Droges u rendit besnikerisht ish ministri i Partise, Ilir Panda i cili mori persiper relatorin e Partise!

Miq ju ftoj te brohorisni Rrofte Gjykata e Larte e Partise. sb

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor Berisha.                                       

Nje kulise e madhe po zhvillohet per te shpetuar nga denimi penal,

Baronin e Droges, Eskobarin e Europes, Saimir Tahiri (Saje Qorri).

Ne menyre tejet te dyshimte eshte zevendesuar Gjykatesi relator i ceshtjes ne Gjykate te Larte, nje person me shume integritet si Sander Simoni, me ish-Ministrin Socialist te Drejtesise Ilir Panda;

si dhe me te birin e ish-Zv.Ministrit komunist te Mbrojtjes, Sokol Maliq Sadushi.

Shpetimi nga denimi i Narko-Trafikantit qe ishte njekohesisht minister i brendshem, Saimir Tahiri, DO ISHTE FUNDI I GJYQESORT SHQIPTAR DHE VARRI I REFORMES NE DREJTESI.

LEXO EDHE  Ja si mund të dalloni virozën e stinës nga varianti Delta, Tomini apel qytetarëve