Koronavirusi në Itali/ 21 viktima dhe 4259 të infektuar në 24 orët e fundit

Janë rritur ndjeshëm rastet me koronavirus në Itali në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave zyrtare mësohet se 4259 persona të tjerë rezultuan pozitivë nga 235 mijë testime.

21 persona të tjerë humbën jetën, ndërkohë që vijon ulja e numrit të të shtruarve në terapitë intensive dhe repartet e tjera covid.

LEXO EDHE  Ndodh në Tiranë/ Qytetari blen shtëpi dhe gjen armë brenda: Jam i ndershëm

Që nga nisja e pandemisë në Itali janë infektuar me koronavirus 4.2 milionë persona dhe kanë humbur jetën 127 mijë prej tyre.