Krimi nga xhelozia, shqiptari rrëfen para gjykatës gjermane se si masakroi gruan me thikë

Një vrasje e ndodhur në tetor të vitit 2020 tronditi Gjermaninë. Autori i krimit ishte një burrë shqiptar, H.S 56-vjeç, i cili masakroi me thikë gruan e tij D.S 47-vjeç. Krimi ndodhi pasi autori dyshonte se viktima e tradhtonte.

Në fillim të gjykimit para Gjykatës Rajonale të Regensburgut, autori përmes avokatit të tij, pranoi se ai kishte goditur me thikë për vdekje, bashkëshorten.

Kjo vrasje ishte paraprirë nga zënka që kishin në thelb xhelozinë. Tani 56-vjeçari përballet me akuzën për vrasje. I pandehuri pranoi se kishte vrarë gruan e tij me thikën e kuzhinës në apartamentin e tyre në Regensburg. Megjithatë ai refuzoi se kishte për qëllim që ta vriste gruan e tij.

I akuzuari kishte “frikë nga turpi”, raportohet në mediat gjermane.

Ai ishte i vetëdijshëm se xhelozia e tij shpesh kishte rezultuar në shpërthime të dhunshme, prandaj ishte dëbuar nga banesa për ca kohë.

Pasi u kthye në shtëpi, ai u përpoq të ishte një baba dhe burrë i mirë. “Ai u përpoq ta mbante xhelozinë e tij brenda kufijve,” tha avokati mbrojtës.

Prokuroria akuzon të pandehurin për vrasje me motive të ulëta.

LEXO EDHE  Kokainë, heroinë, armë e municione, Policia e Durrësit arreston 2 persona/ Emrat

Një numër i panjohur i telefonit në celularin e gruas ishte shkaku. I akuzuari dyshoi për një njeri tjetër me të cilin shkonte gruaja e tij. Pa kontrolluar se kujt i përket numri, ai kishte mbledhur inat brenda vetes.

Mosmarrëveshja u përshkallëzua, të cilën, sipas avokatit të 56-vjeçarit e përshkruan me fjalët: “Gjaku mu nxeh”.

Një natë ai mori në sirtarin e kuzhinës një thikë me një teh të gjatë nëntë centimetra, dhe goditi të paktën 14 herë gruan e tij.

Pas aktit burri mori ilaçe për të vrarë veten. Ai thirri vëllezërit e motrat e tij dhe donte tu thoshte lamtumirë. Pastaj ai shkoi në polici “i trullosur” dhe u dorëzua.

Hetimet policore më vonë zbuluan se numri i panjohur i telefonit ishte numri i ri i vëllait të viktimës. Ai thjesht donte të komunikonte me motrën e tij.

Procesi në Gjykatën Rajonale të Regensburgut zgjat edhe disa ditë, më pas do jepet vendimi për të. Anëtarët e familjes së bashkëshortëve pritet të dëshmojnë. Ndërsa gjykimi final është planifikuar për fillimin e gushtit.