Interi, skuadra më e shtrenjtë në Serinë A

Interi konfirmohet kampion i Italisë edhe në vlerësimin e skuadrave me grupin e lojtarëve më të shtrenjtë në Serinë A.

Sipas sajtit të specializuar për merkaton dhe vlerësimin e lojtarëve, Transfermarkt, pas javëve të para të merkatos në Itali, është Interi që ka skuadrën më të shtrenjtë duke arritur në total 669 mln Euro.

Po ta mendosh që zikaltërit kanë humbur edhe Hakimin, lojtar që kushtonte të paktën 60 mln Euro sipas Transfermarkt, sërish kampionët e Italisë kanë shënuar rritje të vlerës së grupit të lojtarëve me 3.1%, ku gjithsesi janë përfshirë edhe lojtarët e rikthyer nga huazimet si Nainggolan, Dalbert, Lazaro që nuk do të qëndrojnë.

LEXO EDHE  Arsenal godet në merkato

Në vendin e dytë është Juventusi me vlerën e skuadrës në 644 mln Euro, një rritje prej 7.3% të vlerës së lojtarëve, gjithashtu me ata të huazuarit e rikthyer.

Në podium është ngjitur Napoli që ka spostuar Milanin, me vlerën e skuadrës 506 mln Euro ndërsa kuqezinjtë që ndikohen nga largimet e Donnarummas dhe Calhanoglu janë në kuotën e 446 mln Euro.

Ndërkohë më poshtë edhe renditja e plotë me 10 ekipet më të shtrenjta të Serisë A e cila sigurisht pritet të ndryshojë deri në fund të merkatos.