Pamje e frikshme/ Qyteti ‘pushtohet’ nga një ‘tornado’ mushkonjash (Video)

Qielli i një qyteti rus, është “pushtuar” nga miliona mushkonja.  Kamerat kanë fiksuar momentin, kur insektet bëjnë lëvizje të shpejta në formën e një “tornadoje” në bregun lindor të Kamchatka, duke tronditur jo pak banorët vendas.

Fillimisht u mendua se tornado ishte formuar nga grimca rëre, por kur ajo sa vinte e bëhej më e dukshme, u kuptua që përbëhej nga mushkonjat.

LEXO EDHE  Tradita e dasmës shkon keq, dhëndri rrëzohet dhe thyen qafën (Video)

Një qytetar, i quajtur Alexei për mediat vendase është shprehur:

“Nuk ishte një përvojë e këndshme pasi mezi e shihja rrugën. Nuk guxoja të hapja dritaret e mia”.