Kurban Bajrami/ Basha uron besimtarët myslimanë: Sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit, me anë të një mesazhi ku lutet që sakrificat e tyre të jenë të pranuara.

Postimi i Bashës:

‘Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!

Ju uroj nga zemra Gëzuar për shumë vjet festën e Kurban Bajramit!

Sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara! Në familjet tuaja mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët!

Tradita juaj e ndarjes së të mirave me të afërmit dhe fqinjët në nevojë është shenjë e madhe e përgjegjësisë që ju ndjeni ndaj vendit.

Zoti ju bekoftë juve dhe familjeve tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!’

LEXO EDHE  A ndodhet me pushime në kulmin e situatës me zjarret? Haki Çako: Kam nevojat e mia...