Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, ishte e ftuar në ‘E Diell’ në rubrikën ‘N’fermë’ ku ka folur për të ardhmen e saj dhe ku tregoi edhe për jetën personale dhe sentimentale.
Një ndër ‘sfidat’ e Elhaidës në rubrikën “N’fermë” ishte dhe mjelja e lopës. Por, me sa duket, tentativa e saj dështoi pasi lopa u tensionua dhe i gjuajti asaj me shqelm.
Mirëpo zgjedhja që bëri Elhaida për të zgjidhur problemin ishte akoma më epike. Ajo filloi të këndonte disa këngë shkodrane për të qetësuar lopën, dhe pse rezultoi përsëri pa sukses.