U kap në ‘shtëpi bari’, dënohet i riu shqiptar! Emri (Foto)

Pasi u ka kap duke kultivuar 64 bimë të lëndës narkotike në shtëpinë e tij, i riu shqiptar është dënuar me dy vite e gjysmë burg nga autoritete britanike.

Nardi Manaj kishte me vete çelësat e pronës dhe 200 £ me vete kur policia mësyu në banesë duke shkatërruar bimët më 16 qershor. 27-vjeçari shqiptar me dokumente greke u deklarua fajtor sot dhe u dënua në Gjykatën e Bradford Croën.

Ai ndodhej i vetëm në banesë në momentin e mbërritjes së policisë. Ata zbuluan bimë narkotike të kanabisit që po rriteshin me ndriçim të specializuar dhe pajisje për ujitje. Bimët ishin ndarë në dy dhoma, konkretisht 24 në njërën dhe 40 në tjetrën.

Në momentin e kontrollit policia i gjeti një dokument identifikimi grek, dy telefona, çelësat e banesës dhe paratë. Manaj kishte udhëtuar në Londër duke shpresuar të gjente punë. Ai ishte duke punuar në kryeqytet kur takoi një grup burrash shqiptarë që i thanë se mund të fitonte “para të shpejta”.

LEXO EDHE  Ja cilat janë katër simptomat që zbulojnë koronavirusin tek njerëzit e vaksinuar

Ata i premtuan 1000 paund për të punuar në fermën e kanabisit për një muaj. Avokati tha se Manaj po përpiqej të shlyente një borxh prej 15,000 Eurosh që kishte marrë për të paguar për operacionin për babanë e tij.

Gjykatësi Jonathan Rose pranoi që Manaj erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për të gjetur punë të ligjshme por ishte vendimi i tij që të udhëtonte më pas në Bradford për të kujdesur për fermën e kanabisit. “Ju morët një vendim të ndërgjegjshëm për të hyrë në botën e veprimtarisë kriminale për të fituar para,” tha ai.

Gjykatësi Rose vendosi që roli i Manaj në operacion ishte i rëndësishëm, por ai uli dënimin me burg nga një pikë fillimi tre vjet e katër muaj për të marrë parasysh pranimin e fajësisë.