Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar/ Detaje të reja! Ja si nisi sherri

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar në ishullin e Mykonosit, ditën e djeshme. Mediat greke raportojnë se shkak për vrasjen e tij janë bërë problemet ekonomike.

Sipas raportit të “Free Press”, të paktën 10 persona morën pjesë në përleshjen e përgjakshme, ku një prej tyre, i cili gjithashtu dyshohet se ishte shqiptar qëlloi viktimën me thikë në zemër. Sot, autoritetet arrestuan 5 persona si të dyshuar në vrasjen e të riut, ndrësa një prej tyre po përpiqej që të arratisej nga vendi me avion.

SI NISI SHERRI

Sherri i ashpër shpërtheu mbrëmjen e së hënës vonë në zonën e Agios Fanourios, ku duket se 12 personat me origjinë shqiptare kishin lënë një “takim”. Gjakrat “u ndezën” shpejt duke degraduar në përdorimin e armëve të ftohta. Dyshohet se grupi kishte mosmarrëveshje financiare.

LEXO EDHE  Ristani: Kur Basha thotë "kurrë" mos e merrni seriozisht

Ishin banorët e zonës ata që dëgjuan zhurmën dhe lajmëruan autoritetet, por kur Policia arriti në vendngjarje ishte tashmë vonë. 27-vjeçari u transportua në spitalin e ishullit, ku u shpall i vdekur. 27-vjeçari, që ende nuk është identifikuar thuhet se jetonte në Mykonos që nga shkurti i kaluar, ku edhe qëndronte pa letra.