Ishte ndërtuar pa leje, IKMT prish “Kalin e Trojës” në Elbasan (VIDEO)

IKMT(Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit” ka prishur ditën e sotme “Kalin e Trojës” i cili ishte ndërtuar pa leje në Elbasan.

Kjo ndërtesë e çuditshme në formë busti i ngjashëm me atë të historisë zotërohej nga një biznesmen dhe ndodhej në zonën e unazës së qytetit. Qytetarët të shqetësuar për faktin se i pengonte në lëvizje pasi ndodhej në trotuar dhe u ankuan në organet kompetente derisa ata morën masa për ta prishur. Nga videoja shihet eskavatori teksa e prish këtë ‘ndërtesë’ duke formuar sasi të mëdha pluhuri.

LEXO EDHE  Zjarri i madh në Ksmail duket nga Korfuzi, mediat greke nxjerrin pamjet (Video)