Akuzohet për vjedhje biçikletash, arretohet 27-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka arrestuar një 27-vjeçar, i akuzuar për vjedhje biçikletash.

“Mësohet se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë ndaluar 27-vjeçarin K. K. I riu nga Vlora është arrestuar pasi dyshohet si autor i vjedhjes së biçikletave të 2 qytetarëve dhe të çadrës së lokalit të një personi tjetër. Këto janë raste të ndodhura në muajt qershor dhe korrik në Vlorë”, njofton policia.

LEXO EDHE  Përplasjet në kufi/ Gazetari boshnjak: Nëse do isha politikan në Tiranë ose Shkup nesër do deklaroja se ‘Open Balkan’ ka përfunduar